Osmani: Me dokumente të skaduara udhëtoni deri më 31 dhjetor

    Qytetarët vazhdojnë të ankohen se nuk ka terminë të lira për aplikim për marrjen e pasaportave. Zërat se ka mungesë të ekzemplarëve të pasaportave dhe letërnjoftimeve i hodhën poshtë nga Ministria e Brendshme. Nga ky dikaster thanë se një nga arsyet është rritja e numrit të kërkesave të qytetarëve për të vazhduar afatet e skaduara të dokumenteve në prag të sezonit të pushimeve verore.

    Nga sektori i administrimit të dokumenteve në polici thonë se për shkak të Pandemisë dhe kufijtë e mbyllur qytetarët nuk i kanë bërë në kohë terminët dhe tani sistemi është i mbingarkuar.

    Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se ndërprerje të dhënies së dokumenteve do të ketë për 5 ditë për shkak të vënies në funksion të një sistemi të ri operativ. Nga 23-27 qershor qytetarët në gjithë vendin nuk do të mund as të lëshojnë e as të marrin letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferë.

    Qytetarët që kanë terminë për lëshim me procedurë të shpejtë gjatë kësaj periudhe të vijnë që sot 22 qershor, ti marrin dokumentet përkatëse. Qytetarët që gjatë periudhës së ndalesës 5 ditore kanë terminë të rregullt për lëshim munden që të njëjtën ta bëjnë nga 28 qershori deri më 2 korrik. Ndërkaq, dokumentet që janë të gatshme, qytetarët duhet të vijnë ti marrin gjatë ditës së nesërme 23 qershor – thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    Nga Ministria e Jashtme thonë se deputetët kanë bërë ndryshimin e ligjit për dokumentet e udhëtimit, duke mundësuar që pasaportat e skaduara deri më 31 korrik të vlejnë deri me 31 dhjetor. Ministri Bujar Osmani tha se qytetarët qofshin jashtë apo brenda vendit me afat të skaduar mund të qarkullojnë lirshëm në hyrje-dalje të shteteve të tjera, me të cilat vendi ka raporte diplomatike.

    Ne kemi njoftuar të gjitha përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore që pastaj ata të informojnë shtetet e tjera me të cilët kemi marrëdhënie diplomatike për këtë ndryshim të ligjit që ata të dinë në pikat kufitare se edhe pasaportat me afat të skaduar vlejnë deri më 31 dhjetor. Kjo ka qenë e iniciuar fillimisht se për shkak të pandemisë njerëzit nuk mund të vinin ti vazhdonin pasaportat e tyre – deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

    Nga ana tjetër sipas njoftimeve pritet që dhënia e dokumenteve me emrin e ri kushtetues të nis gjatë muajit korrik. Ndërkohë një kohë të gjatë pati mungesë edhe të targave për makinat. Arsyetimi i MPB-së është se ngecja ishte për shkak të ndryshimit të operatorit prodhues. Tani ka mbaruar procedura dhe ka operator të ri që e furnizon MPB-në me targa të reja dhe qytetarët mund të adresojë në qendrat teknike dhe polici./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani një vakt

    Lajmi i rradhës

    Bullgaria nuk heq dorë nga bllokimi | BE nuk ka datë për Maqedoninë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë