Osmani: Personat e mbijetuar janë në gjendje të mirë shëndetësore

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka vizituar pacientët, të lënduarit në aksidentin tragjik në autostradën Struma në Bullgari.

    Pas vizitës së tyre, në intervistë për TV21 para spitalit ku po qëndrojnë pacientët, Osmani ka siguruar se të lënduarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    Sipas parlajamërimeve që ka marrë, dy pacientët e parë mund të lëshohen të premten për kurim shtëpiak.

    Osmani u ka rekomanduar edhe zhvendosje në spitalet e Shkupit, si fazë tranzitore, por mjekët kanë këshilluar që të qëndrojnë në Spital ku janë për momentin.

    “Janë në gjendje të mirë shëndetësore stabile, në aspekt që nuk kanë rrezik për jetë. Paralajmërimet, vlerësimet e mjekëve janë që ndoshta dy të parët, diku kah e premtja mund të lëshohen në shërim shtëpiak. Por, këtu shtrohet edhe çështja se a ka kush i trajton në shërim shtëpiak. Unë, ju ofrova të shtrihen edhe në Spitalet e Shkupit, si fazë tranzitore, por kjo do të jetë vlerësim profesional i tyre, ashtu që mund të konstatoj se gjendja shëndetësore është e mirë”, tha Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Sa shtete europiane kanë udhëheqëse, femrat?

    Lajmi i rradhës

    Xhamia me një nga minaret më të larta ndodhet në Algjeri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë