Osmani reagon pas takimit Biden-Merkel: Do t’i kundërshtojmë ata që synojnë destabilizimin e rajonit

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka falënderuar presidentin amerikan Joe Bide dhe kancelaren Angela Merkel për mesazhin e tyre të përbashkët përkrahës që Ballkani Perëndimor të integrohet në Bashkimin Evropian.

    Osmani ka shkruar që me përkrahjen e ShBA-së dhe Gjermanisë mund të kundërshtohen fuqishëm ata që provojnë ta destabilizojnë rajonin.

    “Faleminderit presidentit të ShBA-së, Joe Biden dhe kancelares Merkel për dërgimin e mesazhit të qartë të mbështetjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në deklaratën e tyre të përbashkët. Me përkrahjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishmë ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë.”, ka shkruar ajo.

    Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania do të qëndrojnë së bashku kundër agresionit rus, tha presidenti amerikan, Joe Biden, përderisa e priti në takimin lamtumirës në Uashington kancelaren gjermane, Angela Merkel.

    Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se e ka ngritur shqetësimin e tij para zonjës Merkel rreth gazsjellësit që e lidh Gjermaninë me Rusinë, por se ata u pajtuan që Moska nuk mund të lejohet që ta përdorë energjinë si armë.

    Lajmi Paraprak

    Udhëtoi për 44 ditë me aeroplan, piloti 18-vjeçar thyen rekordin Guiness

    Lajmi i rradhës

    Harrojeni Atlantidën, ja cilat janë 4 qytetet e vërteta nënujore të lashtësisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë