Osmani: Rusia është shkaku i problemeve dhe jostabilitetit të rajonit

    Federata Ruse është arsyeja e problemeve dhe jostabilitetit të rajonit, ndërsa e vetmja zgjidhje për të gjitha hallet e rajonit është anëtarësimi në BE dhe NATO. Kjo nuk është pikëpamja ime subjektive dhe këtë mund ta konfirmoj me numra dhe fakte, tha shefi i diplomacisë dhe negociator i OSBE-së, Bujar Osmani duke komentuar deklaratën e kolegut të tij rus Sergej Lavrov se për të gjitha tensionet në Ballkan fajtorë janë demokracitë perëndimore, përcjell Nistori.

    “Maqedonia e Veriut është një histori unike, një demokraci funksionale dhe multietnike në një rajon të vështirë të njohur për nga konfliktet, intolerancës. Ne krijuam një histori më ndryshe që sot bëhet një referencë, një model dhe mund të them absolutisht se pas këtij suksesi qëndron SHBA. Pa mbështetjen e tyre, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të ishte kjo që është sot dhe për këtë jam i bindur”, tha Osmani.

    Sipas tij, kjo ka të bëjë edhe për rajonin ku thuhet se SHBA dhe BE janë të vetmit faktorë që mundësojnë të ketë ulje të tensioneve dhe reformave demokratike.

    Përkundrazi, konsideroj se Federata Ruse është ajo që përmes hapave latente dhe të dukshme përmes lojtarëve të saj në rajon vazhdimisht e ka destabilizuar, është përpjekur ta destabilizojë Malin e Zi për shkak një tentative grusht shteti në momentin e anëtarësimit në NATO, tentoi ta pengojë referendumin tonë në vitin 2018 për anëtarësim në NATO, minon proceset në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe përmes Serbisë në Kosovë”, tha Osmani në konferencën përmbyllëse të Këshillit ministror të OSBE-së.

    Në pyetjen se kur pret që të fillojë dialogu për zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainë, Osmani tha se sipas të drejtës ndërkombëtare, kufijtë e çdo shteti sovran janë të shenjtë dhe Rusia ka shkelur parimet themelore të asaj të drejte dhe derisa nuk kthehemi në respektimin e asaj të drejte Federata Ruse nuk mund të thirret në të.

    Ai gjithashtu iu referua, siç theksoi, debatit që ekziston në OSBE nëse anëtarësimi i Rusisë në Organizatë duhet suspenduar si pasojë e shkeljes së parimeve dhe angazhimeve të saja themelore, për të cilat thotë se ka dy argumente pse kjo nuk mund të ndodhë.

    “E para është ligjore, ndërsa e dyta politike. I pari është shembulli i Jugosllavisë në vitin 1992 kur vendi u përjashtua nga anëtarësimi me një vendim të marrë me konsensus minus një anëtar për shkak të shkeljeve masive të të drejtave të njeriut, por ky rregull nuk do të kishte kuptim sot kur ka mendime të ndryshme në organizatë dhe këtu do të ndërlidhem me argumentin politik sipas të cilit disa shtete anëtare konsiderojnë se OSBE-ja është themeluar si platformë për dialogun mes shteteve të pakënaqura. OSBE-ja nuk është dhe asnjëherë nuk ka qenë organizatë e vendeve me mendim të njëjtë, ndërsa tendenca e saj është që të gjitha këto vende me mendime ndryshe të angazhohen për të bashkëpunuar me qëllim për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë Osmani.

    Ai shtoi se shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov nuk është pritur nga ai në nivel kombëtar, por në nivel siç ka qëndruar në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e përgjithshme të KB-së.

    Lidhur me situatën në Gazë, Osmani tha se Gaza nuk hyn në mandatin e OSBE-së, por përsëriti qëndrimin e vendit se dënon sulmet e 7 tetorit ndaj civilëve izraelitë dhe se është për vazhdim të armëpushimit dhe dialogut politik ndërmjet të dy palëve, ndërsa mbështesin zgjidhjen “për dy shtete”.

    Lajmi Paraprak

    VMRO: blihen pajisje të reja për përgjim / Spasovski: përgjimi vetëm në mënyrë legale

    Lajmi i rradhës

    Taravari: BDI duhet sa më parë të shkojë në opozitë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë