(Pa) lumturia e shqiptarëve | Ndikon inflacioni, ikja nga vendi dhe plakja e popullatës

    “Po si të mos jemi të lumtur, çmimet rriten, ne të lumtur, rritet nafta, ne të lumtur, rritet energjia ne të lumtur, po shyqyr që u tërhoqën dhe e lanë këtë masë, nuk e zbatuan”, thotë një qytetar.

    Lumturia është një e drejtë themelore. Çdonjëri prej nesh ka të drejtë të vihet në kërkim të saj. Këtë vit në Raportin Global të Lumturisë, Shqipëria renditet e 90 nga 104 vende gjithsej të marra në analizë. Ukraina radhitet e 98-ta. Vendin e parë në rajon e mban Kosova e 32-ta, ndërsa në krye të listës, si vendi më i lumtur në botë është Finlanda.

    Unë kujtoj që në raportin e vitit 2017 Shqipëria renditej e 117, pra në aspektin e statistikave kemi bërë përpara. Faktorët që ndikojnë në faktin që renditemi të 90 janë papunësia e lartë, emigracioni i vazhdueshëm, që po sjell plakjen e popullatës dhe uljen e lindjeve. Arsye të tjera janë çmimet që vetëm rriten dhe inflacioni i lartë.

    Të gjitha këto reflektojnë në gjendjen shpirtërore, në pesimizëm, vetmi dhe humbjen e besimit se situata do të bëhet më mirë. Unë mendoj se lumturia në këtë vend nuk mund të rritet nëse njerëzit nuk do të kenë besim se gjërat mund të ndryshojnë. Unë sipas mënyrës sime them se jam i lumtur“, shpjegon sociologu Gëzim Tushi.

    “Ça lumturie, unë kam 5 fëmijë, të gjithë jashtë. Këtu po të ra një hall duhen o lekë, o mik. Në Ukrainë bëhet lufta, por këtu është kriza ama. 80% e popullatës jetojnë në varfëri, vetëm 20% hanë bukë të mirë. Ne jemi të lumtur se jemi bërë me nip e me mbesë”, shprehen qytetarët. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Ish-daktilografistja naziste shpallet fajtore “për bashkëpunim në 10,500 vrasje”

    Lajmi i rradhës

    Të dhënat e sondazhit janë alarmante për institucionet, njëkohësisht dhe sfiduese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë