PA PANIKË – “Omicron” nuk është prezent në vendin tonë

    Përfaqësues të Organizata Botërore e Shëndetësisë do të zbarkojnë në Shkup për një mision mbikëqyrës mbi punën e spitaleve modulare në vend. Të pyetur lidhur me sigurinë e spitaleve modulare dhe nëse të njëjtat janë të përshtatshme për trajtimin e të rrekurve me këtë virus, nga zyra e OBSH-së thanë se do të mësohet pas raportit që do ta përgatisin ekspertët e tyre.

     “Javës së ardhshme organizojmë një mision i cili do të bëj mbikëqyrje të atyre Spitaleve Modulare. Gjithashtu do të kemi dhe një trajnim një ditor për mbështetjen me oksigjen. Kështuqë informata më precize do të kemi pas javës së ardhshme”- deklaroi Arta Kuli, Zyra e OBSH-së në Maqedoninë e Veriut.

    Rajoni i Evropës është cilësuar si epiqendra e virusit korona nga ana e përfaqësuesve të OBSH-së. Kjo, bazuar në të dhënat e javëve të fundit të cilat tregojnë se shtrirja më e madhe e rasteve të reja pozitive me Kovid19 është në Evropë, e në veçanti në pjesën perëndimore dhe atë qendrore. Edhe lloji i ri i virusit Omikron po përhapet në Evropë. Ai tanimë është konfirmuar në 54 shtete të botës, ku në më shumë se 20 janë shtete Evropiane. Autoritetet në vend thonë se ky mutacion nuk është regjistruar në Maqedoni.

     “Rreth 2,7 milion raste të reja janë raportuar në rajonin e Evropës për 7 ditët e fundit, që përbëjnë 34% të të gjitha rasteve në nivel botëror. Nga harta mund të shihni se vendet me ngjyrë të errët janë shtetet e Evropës të cilat edhe njëherë tregojnë se epiqendra e epidemisë është Evropa, ku numri më I lartë I të infektuarve në 100.000 banorë rezulton të jetë më I madh në këtë kontinent. E shohim se numri i rasteve të reja dhe vdekjeve javëve dhe muajve të fundit po rritet ndjeshëm, posaçërisht në Evropën perëndimore dhe Qendrore”- pohoi Mihaela Hegerman, Përfaqësuese e OBSH-së për Evropë.

    Përfaqësuesit e OBSH për Evropë theksuan rëndësinë e vaksinimit të popullatës kundër Kovid. Ihor Perehinets tha se fundi i pandemisë do të shihet në momentin kur të gjithë ne do të vaksinohemi.

     “Kjo pandemi do të përfundojë shumë shpejtë nëse të gjithë ne do të vaksinohemi, nëse gjithë ne mbajmë llogari për shëndetin publik duke mbrojtur veten. Kjo është zgjidhje e thjeshtë për të cilën  të gjithë mund të kontribuojmë. Vaksinat janë të sigurta, të besueshme. Mos hezitoni të vaksinoheni, ndërsa mediat janë nxitësit më të mëdhenj të qytetarëve për tu vaksinuar”- pohoi Ihor Perehinets, Zyra rajonale për Evropë – OBSH.

    Për tu arritur imuniteti kolektiv e nevojshme është vaksinimi I 80-90% e popullatës. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se në vend me dy doza janë vaksinuar vetëm 39,1% e popullatës. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Tensioni i lartë i gjakut, këto janë arsyet pse mjekimi ndonjëherë nuk funksionon

    Lajmi i rradhës

    Trajanov propozon: Maqedonia të jetë me një njësi zgjedhore të modelit proporcional, pa prag zgjedhor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë