Pa subvencione, panelet të pakapshme në Maqedoninë e Veriut

    Qytetarët presin që panelet diellore apo fotovoltaiket në çatitë e shtëpive të tyre të zgjidhin në mënyrë të thjeshtë, problemin e faturave të larta të energjisë elektrike. Por përkundër anulimit të kërkesave nga qytetarët deri tek komuna për vendosjen e paneleve diellore për prodhimin e rrymës, megjithatë mbeten edhe shumë sfida si investimi jo i vogël në kushtet e një standardi jetësor në rënie të qytetarëve.

    PROCEDURA MË TË THJESHTA, KOSTO E LARTË

    Me propozimin qeveritar që pritet të votohet në Kuvend, në vend të kërkesës do të mjaftojë vetëm të njoftohet bashkia se po vendoset një fotovoltaik me një kopje të letër njoftimit , fletë pronësisë së ë objektit ose kontratën e qirasë, si dhe projektin themelor dhe dokumentet nga kompania e licencuar që do ta instalojë atë. Me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Ndërtimeve, mundësohet instalimi i centraleve fotovoltaike me fuqi 6 kilovat në ndërtesat individuale dhe në objektet ekonomike me fuqi deri në 40 kilovat. Ekspertët e energjetikës Aleksandar Dedinec thonë se investim për amvisëri lëviz prej pesë deri shtatë mijë euro për vendosjen e paneleve diellore në një shtëpi individuale, që si investim me çmimet e tanishme pritet të kthehen për katër vjet, mirëpo shtrohet çështja e shpagimit të mëtejshëm të tyre si rrjedhojë e paralajmërimeve të mëtejshme të shtrenjtimit rrymës dhe atë që nga viti I ri.

    Ekspertët e tjerë të kësaj lëmie shtojnë se nevojitet së ma shumë të lehtësohen procedurat për vendosjen e paneleve diellore nëpër çati të shtëpive.

    TË RRITEN SUBVENCIONET

    Eksperti Konstantin Dimitrov thotë se nuk mjaftojnë lehtësimet e paralajmëruara , për shkak se sipas tij procedura edhe më tej mbetet e komplikuar, edhe pse mund të thjetësohet. Ai shton se nevojite të rritet edhe fuqia e paneleve diellore për amvisëritë, por edhe të ndihmohen amvisëritë me financa më të mëdha që të instalojnë panele diellore. Nga ana tjetër, analizat e OJQ “Ekosvest”, tregon se vetëm në qytetin e Kërçovës nëse instalohen vetëm 4 kilovat orë në 2955 amvisëri, prodhimtaria e tyre do të zëvendësonte gati gjysmën e nevojës vjetore për energji elektrike për të gjithë amvisëritë në qytet. Me instalimin e 6.62 kilovat orë në afër 3000 amvisëri, ajo do të zëvendësonte gati 82 për qind e nevojave vjetore për të gjitha amvisëritë në qytetin e Kërçovës.

    NUK MJAFTON SHITJA E TEPRICËS SË RRYMËS NGA DIELLI

    Analiza më tej thekson se në mungesë të subvencioneve më të mëdha të shtetit që aktualisht mungojnë dhe mundësisë që së fundmi u lejua që konsumatorët të mund të shesin tepricën e rrymës së prodhuar nga sistemet fotovoltaike prej katër kilovat orë, projektet nuk janë të shpagueshme për amvisëritë me një konsum mesatar. Analiza e mëposhtme merr për bazë amvisërinë në Drugovë të komunës së Kërçovës me konsum prej 4.168 kilovat orë në vitin 2019, që dimrin ngroh dy dhoma dhe përgatit ushqimin në shporet me dru. Njëherësh, analiza vlerëson se pa subvencione apo ofrimin e mjeteve të pathyeshme nga ana e shtetit në vlerë prej 1000 euro, apo pa mbështetjen e gjysmës së investimit, një investim i tillë është vështirë i arritshëm për amvisëritë në vend. Në këtë rast janë shqyrtuar modelet e jashtme ku 30 për qind e mjeteve të investuara janë mjete vetanake dhe pjesa tjetër është kredit me afat të pagesës prej dhjetë vitesh dhe kamatë prej 4.5 për qind. Njëherësh është parashikuar që harxhimet për instalimin e sistemeve fotovoltaike për amvisëri të jenë 700 euro për një kilovat të sistemit fotovoltaik. Parashikohen edhe harxhimet vjetore për mirëmbajtje dhe operimin e sistemeve fotovoltaike, ku për një njësi prej katër kilovat orë ato janë 100 euro, ndërsa për sistem prej 6.3 kilovat orë ato janë 150 euro përfshi edhe harxhimet e zëvendësimit të inverterit pas 12 vitesh. “Me qëllim që investimi të jetë më atraktiv dhe të rritet numri i amvisërive që do të shfrytëzojnë diellin, nevojitet që shteti të formojë një Fond për zhvillimin e burimeve të rinovueshme, që do të stimulohet me subvencione të caktuara me 1000 euro, apo 1400 euro si pjesë e investimit”, thuhet më tej në analizë.

    SI TË MBETEN 2000 EURO FITIM

    Me subvencionim në vlerë prej 1000 euro, nga investimi për të instaluar një sistem fotovoltaik 4 kilovat orë dhe me mundësi që kjo amvisëri të furnizohet nga EVN Home, ajo amvisëri do të kishte investimet vetanake në vlerë 540 euro , dhe 1260 euro kredi, me kursimet nga energji elektrike, që do të ishin rreth 340 euro në bazë vjetore, ajo do të kthente investimin e saj për 7.6 vjet dhe pas 25 vitesh sa është jetëgjatësia e centraleve fotovoltaike, dhe do të kishte kursime shtesë në vlerë prej rreth 2000 euro. Pra për 540 euro të investuara, fondet e veta, pas 25 vitesh ai do të marrë 2000 euro (vlera neto e investimit), që është 4 herë më shumë , andaj edhe e bën investimin shumë tërheqës. Në bazë të konsumit të energjisë elektrike në baza vjetore dhe prodhimtarisë mujore nga paneli diellor, mund të konstatohet se kjo amvisëri do të kishte 44 për qind më pak konsum të energjisë elektrike dhe rreth 3386 kilovat orë të tepricës së energjisë elektrike në nivel vjetor. Apo me fjalë të tjera, do të rezultonte në kursime totale për energji elektrike në nivel vjetor për rreth 16.117 den, nëse furnizohet nga furnizuesit n tregut të lirë. Nëse një familje e tillë do të lejohej të furnizohej me energji elektrike nga EVN Home, kursimet vjetore do të ishin më të mëdha , dhe do të ishin në nivelin prej rreth 18.470 den.

    Duke marrë parasysh se analiza është kryer para dy vitesh, me rritjet e disahershme të rrymës në periudhën e fundit, rritjen e inflacionit dhe kostos së jetesës , edhe më tepër po rritet nevoja për mbështetjen e amvisërive, por edhe po rritet shkalla e leverdisë për vendosjen e paneleve diellore në çatitë e shtëpive.

    KROACIA ME SUBVENCIONE DHE LEJE PËR DY JAVË

    Nga viti 2020, në Kroaci për instalimin e mini centraleve diellore deri në 10 kilovat orë , procedura ligjore është thjeshtësuar dhe nuk kërkohet më një projekt ideor i shtrenjtë, që po ul kostot dhe shkurton periudhën e ndërtimit. Në Kroaci, përpara se të aplikoni në shpalljen publike për subvencione , duhet të pajiseni me një certifikatë energjie dhe të angazhoni një projektues profesionist, i cili, bazuar në konsumin dhe vendndodhjen e pronës, përgatit projektin kryesor dhe ia dërgon Kompanisë shtetërore të rrymës- HEP-it për miratim. Projekti përmban informacione për investitorin, ndërtesën dhe fuqinë e kyçjes, koston e pajisjeve, punën dhe mbikëqyrjen profesionale, dëshminë e përdorshmërisë së instalimit dhe datën e planifikuar të lidhjes. HEP kontrollon gjendjen e instalimit dhe nëse shtëpia mund të lidhet me sistemin elektrik dhe nëse gjithçka është në rregull, miraton projektin brenda dy javësh.

    Në varësi të vendndodhjes, mund të merrni 40, 60 ose 80 për qind bashkë financim për blerjen dhe instalimin e një centrali të ri fotovoltaik, pra maksimumi 75.000 kuna, apo dhjetë mijë euro.

    Donacioni i Fondit për mbrojtjen e mjedisit dhe efikasitetin energjetik do ofrojë një kthim afatshkurtër nga investimi, i cili është ende i lartë, por që shpërblehet në planin afatgjatë. Për shembull, nëse instaloni një central diellor prej 5 kilovat orë ai do t’ju kushtojë rreth 70.000 kuna apo dhjetë mijë euro, dhe me një subvencion shtetëror prej 40 për qind , instalimi i paneleve diellore mund të paguajë veten pas katër deri në pesë vjet. Vlera vjetor e mjeteve që parashikohen të ndahen është afër 70 milionë kuna apo dhjetë milionë euro. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Duhani dhe ushqimi jo i shëndetshëm po merr jetën e njerëzve në RMV

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Tetovës vazhdon të funksionojë pa Plan të përgjithshëm urbanistik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë