Pacientët e dëmtuar gjatë pandemisë COVID-19 kërkojnë dëmshpërblim nga Zhan Mitrev

    Në gjykimin e sotëm “Zhan Mitrev” para Gjykatës Themelore Penale në Shkup, pacientë të dëmtuar dhe familjarë të tyre paraqitën kërkesa pronësore për mjetet që i kanë dërguar për mjekim, raporton AIM.

    Një i dëmtuar bashkëshortja e të cilit ishte mjekuar në spital kërkoi kompensim prej 687.200 denarë, shumë të cilën e ka paguar për mjekimin e tij.

    Një i dëmtuar tjetër dëshmoi se për mjekimin e babait të tij kanë paguar rreth 15.000 euro, janë grumbulluar nga më shumë anëtarë familjes. Ai theksoi se ishin thirr që të paguajnë për hemofiltrim pak para vdekjes së pacientët.

    Pacientja e cila personalisht ishte mjekuar deklaroi se për hemoflitrimin e saj ishin paguar 4.000 euro, dhe se ajo procedurë ishte në mesin e më të shtrenjtave. Ajo theksoi se nuk e ka shfrytëzuar të gjithë pakon për të cilin ka paguar dhe se pas qëndrimit në spital ka shkuar me katër baktere.

    “Ndihem e dëmtuar për sa i përket vlerës së hemofiltrimit që më është paguar, të tjerët kanë paguar më pak, dhe në të njëjtën kohë, unë nuk e kam përdorur paketën për të cilën kam paguar, edhe pse isha në gjendje shumë të keqe. Pesë ditë më parë, më kanë transferuar në kujdes gjysmë intensiv ku nuk kishim mbikëqyrje të vazhdueshme, kanë harruar të më japin terapi dhe dola nga ‘Zhan Mitrevi’ me katër baktere dhe trajtimi im vazhdoi privatisht”, tha ajo.

    Pacientja, njëherësh, para Gjykatës deklaroi se ka marrë thirrje që të heqë dorë nga procesi gjyqësor.

    “Më 14 shtator 2024, mora telefonatë nga një zotëri nga Shtipi, i cili më kërkonte të vija dhe të nënshkruaja se po hiqja dorë nga procesi gjyqësor. Në pyetjen pse do ta bënte këtë, ajo tha ‘për të shpëtuar mjeken’”, tha ajo.

    Një grua tjetër e dëmtuar paralajmëroi dënim prej 3.000 euro për hemofiltrim bërë nënës së saj, e cila më vonë kishte ndërruar jetë.

    Lënda është formuar në bazë të zërave, pasi ishte publikuar një dokumentar në të cilin thuhet se spitali ka paguar shuma të mëdha për hemoflitrim gjatë mjekimit nga Kovid-19.

    Prokuroria Publike sqaroi se nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve” në kuptim të pamjaftueshmërisë mjekësore, por për mashtrim klasik – fshehje të fakteve kyçe për metodën hemofiltrim, me çka pacientët ishin mashtruar.

    Procesin e udhëheq gjykatësja Lidija Petrovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja Lidija Raiçeviq.

    Lajmi Paraprak

    Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit është hapur pas marrëveshjes Izrael-Liban

    Lajmi i rradhës

    Kosovë, dhjetëra zyrtarë u përballen me gjoba për mosdeklarim të pasurisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë