Paga prej 1000 euro vetëm në “ëndërr”, rritja e çmimeve godet rëndë qytetarët në RMV

    Edhe pse sipas Lidhjes së Sindikatave shporta konsumatore për një familje ka arritur gati në 1000 euro për një muaj, pothuajse askush nga qytetarët e anketuar nga Alsat, nuk kishte të ardhura familjare që arrijnë këtë shumë. Disa nga qytetarët thonë se as vetë nuk e dijnë se si arrijnë të ja dalin. Disa thonë se minimizojnë shpenzimet, ndërsa disa të tjerë thonë se mbijetojnë falë familjarëve të tyre në mërgim.

    “A i merrni 1000 euro në shtëpi?
    1000 euro rrogë?
    -Në shtëpi te ju?
    -Jo. Ja arrijmë me zor, me 300-400 euro. Ja arrijmë disi se kemi mërgimtarët shëndosh e rahat, me ndihmën e atyre se përndryshe mbesim askund”, tha një qytetar.

    “Ja siç thash bleva gjysmë kilogrami domate, tre speca, 50 denarë ashtu gjëra të imëta, si një i varfër”, tha një qytetare.

    “Personat me nevoja të veçanta jetojnë me 11 mijë denarë, është turp i madh, dikush të merr 2500 euro rrogë, e me 11 mijë denarë jeton një person me aftësi të kufizuara, ku vetëm barnat i ka 12 mijë denarë. Thatë që i harxhoni menjëherë të hollat që i merrni për barna, si ja bëni për pjesën tjetër të muajit.?
    Duhet ta pyesni Talat Xhaferin, tash që është kryeministër shqiptarë, ai po thotë se mund të bëjë gjithçka për qytetarët”, shtoi një qytetar.

    “Tre veta jemi, rryma na vjen shtrenjtë, na vjen 100 euro, 300 euro.
    A merrni rrogë?
    – Jo, jo, veç unë që marr 6000 denarë”, tha një qytetar.

    “Unë i shof disa rroga tash, sa e di, se kam ardhur prej jashtë, jam kthyer sa e di rroga minimale është 21 mijë denarë, ajo nuk është rrogë si duhet. Duhet të jetë minimalja 30 mijë, që me arritur, që kur të punojnë 2-3 vetë bëhet disi. Nuk është në rregull, siç thash më herët, korrupsion i madh, vjedhje e madhe, badiava bëhet kryeministër ai- ky, por badiava”, tha një qytetar.

    “Në mënyrë ekonomike, ne jemi në bashkësi me vajzën, pensioni dhe paga e saj kryejnë punë”, shtoi një qytetare.

    Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë shpenzimet minimale për një familje katëranëtarëshe në muajin shkurt shkojnë në 57 476 denarë, që shënojnë rritje për 313 denarë, krahasuar me muajin paraprak.

    Lajmi Paraprak

    TERMINI PËR PASAPORTË / Nuk funksionojnë as linjat telefonike e as web faqja

    Lajmi i rradhës

    SULMI NË M-NAV / Prokuroria minon punën e Gjykatës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë