Takimi ndërmjet Qeverisë dhe Sindikatës do të mbahet pasi të kthehet kryeministri Hristijan Mickoski nga vizita e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në njoftimin e Qeverisë, përcjell Nistori.
“Kryeministri Hristijan Mickoski menjëherë pas kthimit nga vizita e tij zyrtare në ShBA do të presë përfaqësuesit e sindikatës dhe do të diskutojë për gjetjen e zgjidhjes nga e cila do të përfitojnë punëtorët dhe do t’i përmbushin të drejtat e tyre”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë për AIM.
Ata thonë se aspirata e Qeverisë është të gjendet një zgjidhje që do të ketë për qëllim ngritjen e standardit të punëtorëve në përputhje me mundësitë buxhetore.
“Është mirë që drejtuesit e SPOGjSh-it pranojnë dialogun në vend të masave kufizuese dhe të nxituara si protestë pa i shterur mundësitë për dialog dhe gjetjen e zgjidhjeve përfundimtare”, thotë Qeveria.
Punonjësit e disa ministrive, Entit Shtetëror të Statistikave dhe Arkivit Shtetëror prej katër ditësh po protestojnë, duke kërkuar rritjen e pagave për 30 për qind dhe nënshkrimin e kontratave kolektive. /Nistori/






