Pajaziti: Korrupsioni është shkak për ikjen e popullatës

    Migrimi po boshatis shkollat me mësim në gjuhën shqipe në vend. Gjysmëvjetorin që lamë pas 439 nxënës kanë marrë fletshpërngulje nga shkollat e Komunës së Tetovës, Gostivarit dhe Çairit. Duke u bazuar në këto shifra në Tetovë janë mbyllur tetë paralele. Kjo dukuri ka marrë hov thotë për TVM2 sociologu Ali Pajaziti, sipas të cilit ka faktorë të shumtë që ndërrthuren mes vete që ndikojnë në migrimin masiv të popullsisë.

    “Gjendja ekonomike, papunësia, politizimi i gjithçkaje mosfunksionimi i meritokracisë dhe si rezultat i kësaj ata nuk shohin perspketivë që të mbesin këtu dhe zgjedhin që të shkojnë në Europë, ku vlejnë vlerat e mirëfillta dhe autentike ku rregullat e lojës janë të qarta. Një prej shkaqeve tjera është edhe korrupsioni, një shoqëri e korruptuar shkakton shpersthyerje dhe një ri ri që kërkon jetë sipas normave e sheh vetën këtu si të tepërt se këtu nuk bëhet dhe si rezultat i kësaj braktiset vendi.”, tha për TVM2 sociologu Ali Pajaziti.

    Që të parandalohet ky fenomen Pajaziti sugjeron që instancat e larta shtetërore të krijojnë politika për t’u përballur me këtë dukuri.

    “T’iu mundësojnë të rinjëve që të vet realizohen që të mbeten këtu, të organizojnë fushata të bashkëpunojnë me organizatat joqeveritare, sektorin civil dhe të gjitha instancat e shoqërisë që të kthehet ai vetëbesim i humbur këtu tek ne.”, tha për TVM2, Pajaziti.

    Sociologu Pajaziti poashtu shton se sipas një hulumtimi të realizuar 69 përqind prej studentëve planifikojnë të migrojnë dhe 75 përqind prej tyre nuk e shohin të ardhmen e tyre në vendin tonë. Institucionet kompetenet duhet sa më shpejtë të ndërrmarin masa që të parandalohet edhe ikja e kuadrit të kaulifikuar nga vendi.

    Lajmi Paraprak

    Sistem për borë artificiale do të vendoset në Pelister, sezoni i skijimit tani zgjat mezi dy-tre javë

    Lajmi i rradhës

    Janë larguar nga Qendra hetimore hetuesit që kanë punuar me rastin e autobusit të kompanisë “Besa Trans”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë