Sistem për borë artificiale do të vendoset në Pelister, sezoni i skijimit tani zgjat mezi dy-tre javë

    Ngrohja globale me vite po e rrezikon dhe shkurton sezonin e skijimit në Pelister. Nëse deri para disa dekadave sezoni zgjaste nga dy deri në tre muaj, viteve të fundit është premi nëse ka borë në ski-terrenet dy deri në tre javë. Nga ndërmarrja publike “Strezhevo”, e cila udhëheq me ski qendrën “Nizhe Pole”, thonë se po i ndjejnë pasojat nga ndryshimet klimatike, shkruan sdk.mk.

    “Viteve të kaluara nuk kishte borë dhe shpesh shkrihet shumë më shpejtë se zakonisht. Në muajin dhjetor dhe janar kishte temperatura relativisht të ulëta pothuajse pa reshje. ‘Strezhevo’ kryen rilevim të vazhdueshëm të terrenit dhe punon për sanimin e pasojave të kësaj dukurie natyrore”, thotë drejtori Mende Gramatikovski.

    Si hap për ballafaqim efikas me ndryshimet klimatike përmes zbatimit të zgjidhjeve inovative ekologjike dhe teknologjive, ndërmarrja planifikon të furnizojë sistem për borë artificiale. Manastirasit e dinë se edhe paraprakisht kanë ekzistuar iniciativa për borë artificiale, është filluar edhe studim, por në terren deri tani nuk janë ndërmarrë kurrfarë masa më konkrete për realizim të këtij projekti.

    Tani NP “Strezhevo” filloi procedurën për marrje të lejes së ndërtimit për vendosje të sistemit për reshje të borës nëpër ski-shtigjet.

    “E përfund procedurën për përpilim të studimit fizibiliti i cili dha përgjigje për të gjithë pyetjet dhe na dha drejtime konkrete se si ta realizojmë këtë dëshirë tonë dekadëshe. Përmes furnizimit publik siguruam projekt themelor për sistem për sigurim të borë artificiale në shtregun e skijimit. Me projektin për borë artificiale definohet shtegu i skijimit në gjatësi prej 900 deri në 950 metra dhe gjerësi të rripit prej 60 deri 65 metra, me lartësi të mbulesës së dëborës prej 30 centimetra. Sipërfaqja e shtegut i cili do të mbulohet me borë artificiale është 5.760 metra katrorë. Për momentin jemi në fazë të marrjes së lejes së ndërtimit. Faza e ardhshme është furnizimi publik për realizim të projektit dhe përfundimisht ëndrra për borë artificiale në Nizhe Pole nga [ndrra të bëhet realitet”, thotë Gramatikovski.

    Realizimi i projektit kushton 30 milionë denarë (rreth gjysmë milionë euro). Mjetet sapo do të sigurohen. Por, menaxhmenti planifikon një pjesë të të hollave për instalim t’i sigurojë nga burime personale, ndërsa pjesën tjetër përmes Qeverisë dhe institucioneve të saj ose me shftrytëzim të mjeteve nga fondet evropiane. I bëjnë thirrje edhe vetëqeverisjes lokale të participojë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për manastirasit.

    Aspekti pozitiv i cili ndikon mbi çmimin e kushtimit të projektit për borë artificiale është fakti që “Strezhevo” disponon me pajisje dhe rregullim solid infrastrukturor të hapësirës. Ski-qendra është modernizuar, e rregulluar, pajisur me ski-ashensorë me gjatësi të pëgjithshme prej 2.150 metra dhe kapacitet prej 3.000 udhëtarë në orë. Posaçërisht kur ka borë, ndërsa edhe moti kur është me diell vizitueshmëria është e madhe, organizojnë edhe skijim nate dhe performim të bendeve muzikore.

    “Në afërsi të shtigjeve të skijimit gjenden burime natyrore të ujit, të cilët e plotësojnë furnizimin me ujë i cili është i nevojshëm për instalimin e sistemit për borë artificiale, ndërsa furnizimi me ujë i baseneve për prodhim tl borës artificiale do të jetë gravituese”, thonë nga “Strezhevo”.

    Lajmi Paraprak

    “Qyteti i Shkupit pa strategji për përballje me qentë endacakë”

    Lajmi i rradhës

    Pajaziti: Korrupsioni është shkak për ikjen e popullatës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë