Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, në “Forumin e Prespës” që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, ka bërë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai ka thënë se është jetike që BE-ja ta mbështesë Ballkanin Perëndimor dhe të liberalizojë vizat për Kosovën.
“Është jetike që BE të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, është shprehur Palmer në fjalën e tij.