Pançev: Interesat bullgare janë të lidhura me komunitetin bullgar në RMV

    Anton Pançev, profesor i Gjuhës Shqipe, historian dhe analist, në “Programi 200”,  tregoi sesi e përjeton opinioni bullgar këtë afëri që japin politikanët.

    Ai tregoi se a ka një frymë pozitive, derisa duhet të priten edhe rezultatet në muajt në vijim, që siç tha ai, të mos mbetemi vetëm me deklarata të kota.

    “Duket se ka një frymë pozitive, por duhet të kemi rezultatet edhe në muajt në vijim, pra nuk duhet të mbetemi vetëm me deklaratat e kota, por duhet edhe rezultate konkrete. Pra interesat tona, interesat bullgare janë të lidhura me komunitetin bullgar në RMV, që duhet të regjistrohet zyrtarisht, të përfshihet në Kushtetutën e vendit dhe të garantohen të gjitha të drejtat e këtij komuniteti”, u shpreh Pançev.

    Sipas tij është e drejtë e politikanëve që të flasin me tone optimiste, por shoqëria bullgare dëshiron të sheh rezultate konkrete sa u përket të drejtave të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut.

    Pançev i pyetur nga Alsat: A besoni se mund të gjendet një zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes?

    “Shumë vështir se mund të arrihet një zgjidhje, mund të themi se ndoshta nga viti 1999 kur ish kryeministri Ljubço Georgievski, vizitoi Bullgarinë atje në shkurt, u nënshkruan disa dokumente, një deklaratë, më pas nuk kishte zhvillime pozitive. Pra ne kemi një përvojë të hidhur dhe nuk presim shumë. Është diçka normale që politikanët të flasin me tone shumë të larta, por unë mendoj se shoqëria bullgare është ende shumë skeptike, sepse ne dëshirojmë të shohim, rezultate konkrete të lidhura kryesisht me të drejtat në republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Anton Pançev, profesor i Gjuhës Shqipe.

    Lajmi Paraprak

    Pas Murit të Berlinit, pse Europa e ka pasur të vështirë të kapërcejë ndarjet e saj?

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut e gatshme t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë