U.d. drejtori i Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov sot informoi se natën më datë 19 të këtij muaji është bërë një mbikëqyrje e jashtëzakonshme në Burgun “Shkup” dhe me këtë rast u konstatua se lista me të burgosurit që kanë marrë nga policia nuk korrespondon me gjendjen aktuale që kanë hasur aty, përcjell Nistori.
Ai po ashtu tha se natën e 19 të këtij muaji në Burgun “Shkupi” është bërë një vëzhgim i jashtëzakonshëm dhe është konstatuar se lista e të burgosurve që kanë marrë nga policia nuk përputhet me gjendjen aktuale që kanë gjetur.
Pandev tha se 11 të burgosur nuk ishin në qelitë e tyre dhe gjendja ishte e ndryshme nga ajo që u ishte dhënë në listë. Ai theksoi se disa të burgosur dilnin dhe hynin në burg sa herë të donin.
Sipas tij, zyrtarët e burgut kanë deklaruar se të burgosurit lëvizin me urdhër verbal të drejtorit Filip Andov – Sokol, për të cilin ka thënë se do të kërkojë që të shkarkohet.
Ai thotë se në këtë burg nuk ka pasur kontroll për shtatë vite.
“Pablo Escobar në periudhën e fuqisë së tij më të madhe, në Kolumbi, në vitet e ’80-ta, po në burg privat, por rrinte në burg. Ai nuk kishte të drejtë të dilte nga burgu, siç kanë këta të burgosur. Nga 118 të burgosur. Ne shkuam nga një pjesë, qeli për qeli u thirrën të burgosurit, 11 të dënuar nuk ishin prezent në qelitë e tyre. Nga polici i burgut në hyrje të burgut, deri te i fundit që e takuam atje, konfirmonte se i vetmi…si quhej Filip Andov, i njohur si Sokoli, ish-këshilltar për siguri i ish-kryeministrit Zoran Zaev, se ai është personi që i jep urdhrat se cili i burgosur, ku të jetë”, deklaroi mes tjerash Pandov.