Panovski: Certifikata e vaksinimit, turp për civilizimin europian

    Mikrobiologu Nikolla Panovski e vlerëson të drejtë vendimin e disa shteteve që të heqin masën për kërkim të certifikatave Covid për të hyrë në disa ambiente.

    Njerëzve të shëndosh nuk duhet të iu kufizohet liria e lëvizjes, vlerson Panovski. Sipas tij është absurde që t’u kërkohet kushte personave që nuk janë të sëmurë. Mjeku thotë se në vendin tonë nuk kontrollohen si duhet certifikatat dhe se shumica e të rinjve kanë dokumente të falsifikuara. Ai pret që Minsitria e Shëndetësisë në pajtim me situatën epidemiologjike ta tërheq këtë masë.

    “Gjithnjë kam thënë se është turp për BE, për civilizim evropian masa të këtilla, që janë të kundërta me ligjin dhe të drejtat e qytetravë. Nuk kanë indikacion mjekësor, me këtë masë asgjë nuk kemi shpëtuar, të mos flasim për te ne, se edhe ashtu nuk ka rol ngaqë nga 5 metra shikohet a ke ose jo certifikata”, tha Panovski për TV21.

    Lajmi Paraprak

    Nuk është e vërtetë se vaksinat kundër Covid-19 dëmtojnë sistemin imunitar

    Lajmi i rradhës

    KSI rekomandon shkurtimin e karantinës për personat e infektuar me virusin Korona

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë