Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare ​“L’albanese d’Italia”

    Më 23 shkurt 1848 doli numri i parë i gazetës “L’albanese d’Italia” (Shqiptari i Italisë).

    Kjo gazetë mbrojti të drejtat e shqiptarëve, duke radhitur fakte e argumente të historisë së Shqipërisë, me qëllim që të njihej edhe opinioni në Itali e më gjerë.

    Në krye të saj qëndronte figura e Jeronim De Radës, rilindës i shquar i kohës.

    Muzeu Historik Kombëtar përkujton sot këtë ngjarje të shënuar, duke theksuar se shtypi i kohës ka dhënë ndihmesën e tij në fushën shoqërore, kulturore dhe politike gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare shqiptare.

    Shtypi arbëresh lindi si nevojë e domosdoshmëri për vetë ekzistencën kombëtare dhe shoqërore të dhjetëra e mijëra pasardhësve të breznive që emigruan nga viset e ndryshme shqiptare, duke u ngulitur në trevat italiane në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit XV, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut, raporton ATSh.

    “L’albanese d’Italia” shërbeu gjithashtu si gazeta e parë për të formuar opinionin publik të komunitetit Arbëresh në Itali, duke sjellë në numrat e saj edhe lajme të ndryshme nga Shqipëria apo vendet e Ballkanit.

    De Rada është shkrimtar arbëresh dhe një nga publicistët më të vjetër shqiptarë.

    Me këtë gazetë ai hodhi gurin e parë në themelet e shtypi kombëtar, ku pas kësaj gazete u botuan dhe një sërë titujsh të tjetër të rëndësishëm për kohën.

    Gazeta ishte një tribunë e mirë për të përçuar mesazhet politike, shoqërore e kulturore në gjuhën italiane dhe pjesërisht edhe në arbërisht.

    Lajmi Paraprak

    Mijëra kanadezë nënshkruajnë peticionin “për t’i hequr shtetësinë Elon Musk”

    Lajmi i rradhës

    A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e ‘pazareve’ për formimin e qeverisë në Kosovë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë