PARA SAMITIT TË TETORIT | Çfarë mundësi ka Maqedonia e Veriut?

    Afrimi i muajit tetor dhe sesioni i Këshillit të BE-së gjithmonë “ngjall” shpresat dhe pritshmëritë politike, si tek vendet anëtare, e ndoshta edhe më shumë tek vendet kandidate. Samiti i BE-së i tetorit duhet të miratojë edhe përbërjen e re të Komisionit Evropian, si rezultat i zgjedhjeve evropiane të mbajtura në qershor, por janë paralajmëruar edhe konferenca ndërqeveritare me BE-në e vendeve kandidate, si Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria. Komisioneri ende aktual për zgjerim, Oliver Varheji, paralajmëroi mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë, me “ndoshta”…. gjegjësisht me ultimatum për përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë.

    Pas vizitës së javës së kaluar në Bruksel, kryeministri Hristijan Mickoski komentoi sfidën me të cilën përballet Maqedonia në procesin e integrimit evropian dhe faktin se Shqipëria (me të cilën u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare në Bruksel në të njëjtën ditë, më 19 korrik 2022) mund të nisë negociatat tashmë muajin e ardhshëm.

    “Do t’ju kujtoj se në fillim të këtij mijëvjeçari ishim në një grup me Rumaninë dhe Bullgarinë, për të dalë nga ai grup. Dhe pastaj ishim në grup me Kroacinë, për të dalë nga ai grup, pastaj me serbët dhe me Malin e Zi, që ai grup të na mundte, pastaj me Shqipërinë, dhe tani do të na mundë edhe Shqipëria”, tha kryeministri Mickoski.

    Kryeministri theksoi se përderisa është në krye të qeverisë nuk do të pranojë ultimatume që vendi ynë të bëhet pjesë e familjes evropiane.

    “Mesazhi im për njerëzit në Bruksel është i qartë. Nëse vërtet dëshironi që ne të jemi pjesë e familjes evropiane, atëherë ka një mënyrë. Nëse ka një vullnet, ka një mënyrë. Nuk kemi ndërmend të pranojmë më shumë ultimatume, të paktën derisa unë të drejtoj qeverinë maqedonase. Unë nuk do të pranoj ultimatume, as nuk ka ndonjë çmim që mund të më bindë të pranoj një ultimatum. Dëshiroj që këta qytetarë dhe atdheu im të jenë pjesë e asaj familjeje në bazë të sistemit të meritës dhe jo në bazë të turpeve shtesë kombëtare dhe lëshimeve identitare. Ne nuk do ta lejojmë këtë!”, ishte kategorik Mickoski.

    Ndërkaq vlerësime në këtë çështje ditë më parë dha edhe zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski. “Fillimisht thashë se do të bashkonin Maqedoninë dhe Shqipërinë në bazë të një marrëveshjeje mes Bujar Osmanit dhe MPJ-së së atëhershme të Shqipërisë. Atëherë askush nuk besoi, madje Qeveria dërgoi njoftime se ishte fantashkencë. Ajo fantashkencë u bë e vërtetë dhe ne u bashkuam me Shqipërinë. Unë tani deklaroj se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së. Jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të qëndrimeve të Bashkimit Evropian”, tha së fundmi në një intervistë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.

    Ndërkaq, njohësit e proceseve politike në vend nuk i japin edhe aq shumë shpresa Maqedonisë në samitin e ardhshëm të tetorit. Politologu Marjan Vuçkoviq thotë se për këtë çështje, sigurisht që është më e rëndësishme që ne të shkojmë në një paketë me vendet e tjera.

    “Për fat të keq, situata nuk është shumë e mirë dhe pritshmëria është që ka shumë mundësi që të mbetemi pas fqinjëve të tjerë. Fillimi i keq i qeverisë së re dhe ndryshimi agresiv i kursit diplomatik, na çoi në një mur që e përkeqësoi më tej pozicionin tonë. Nuk ka gjasa që në një periudhë kaq të shkurtër kohore të ketë një kthesë, duke pasur parasysh pasigurinë që ekziston në SHBA dhe zgjedhjet presidenciale, e cila humbet më tej mbështetjen e mundshme diplomatike dhe presionin ndaj BE-së. Qeveria urgjentisht duhet të miratoj strategji të krijuar nga ekspertë dhe profesionistë dhe të angazhojë lobistëve që do të lehtësonin situatën në një periudhë kaq të shkurtër”, ka deklaruar Marjan Vuçkoviq.

    Nga ana tjetër, politologu Ivo Rangelloviq mendon se shoqëria është e ngopur dhe e lodhur nga proceset eurointegruese, por edhe e demoralizuar pas gjithë lëvizjeve zhgënjyese të Brukselit dhe të vendeve anëtare ndaj rajonit.

    “Me kalimin e kohës, procesi i reformës është në hije, pra integrimi është bërë një politikë në vend të një procesi thelbësor që do të ndryshonte mënyrën e jetesës. Prandaj, në këtë moment vendet e rajonit mund të shpresojnë vetëm në një vendim politik (precedent) i cili do të përfshinte të gjitha vendet në një paketë. Përndryshe, nëse procesi është i ndarë dhe i bazuar në progresin e reformave, jo vetëm që asnjë vend nga rajoni nuk do të hyjë në BE, por edhe do të ndajë vendet fqinje dhe do të rrisë antagonizmin tashmë në rritje ndaj unionit”, ka deklaruar për Koha, Ivo Rangelloviq, politolog.

    Lajmi Paraprak

    Ngrihen marzhat, pritet ushqim më i lirë në RMV

    Lajmi i rradhës

    Rrafsh 1000 euro harxhimet mujore për 4 anëtarë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë