Para takimit me liderët, Mickoski kërkon të takohet në katër sy me Kovaçevskin

    Mickoski për korridoret: Gabimet eventuale në projekt do t’i paguajmë ne

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i ftuar në “360 Gradë” në Alsat shpalosi edhe një vërejtje rreth projektit për ndërtimin e korridoreve. Për Mickoskin problematike është ajo që hulumtimet gjeologjike në terrenin për rrugët ka filluar gjatë ditës së djeshme, përcjell Nistori.

    “Dje pamë në terren makineri shpimi, me të cilat fillojnë punët hulumtuese gjeologjike. Pa punë hulumtuese, pa gjeologji, ju nuk keni projekt. Ndërsa, si do të bëni diçka për të cilën keni një para-marrje (avans) prej 200 milion eurove në rast se nuk keni projekt…shumë do të kisha dashur të shoh, kur të vijnë në radhë viaduktet dhe tunelet dhe kur hulumtimet të tregojnë se në atë seksion nuk mund të ndërtohet…por edhe këtu janë mbrojtur nga kompania. Nuk kam asgjë kundër kompanisë, ajo i ka mbrojtur interesat e veta…thonë – edhe gabimet në projektim do t’i paguani”, tha Micksoki.

    Mickoski është për një Qeveri me unitet të zgjeruar maqedonas

    “Unë jam për qeveri në të cilën do të kemi unitet të zgjeruar kombëtarë maqedonas. Sepse tani jemi me qeveri në të cilën kemi gjithçka, por jo dhe unitet maqedonas. Kemi kryeministër i cili nuk ka legjitimitetin e popullit. Kemi një parti politike maqedonase, thënë kushtimisht, parti politike e cila i është nënshtruar pakicës, d.m.th është peng i atyre që në fakt qeverisin”, tha Mickoski.

    Mendoni në VMRO-DPMNE-në, plus LSDM-në, minus BDI-në?

    “Atë do ta përcaktojnë qytetarët në zgjedhje”, u përgjigj, Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Takim ekipor në vend të takimit të liderëve? Ja çfarë thotë Mickoski

    Në rast se në vend të takimit të liderëve do të organizohej një takim ekipor në mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, thotë se një takim i tillë do të duhej të organizohet pa prezencën e liderëve, derisa takimi i liderëve do të organizohej pas shqyrtimit të konkuzave eventuale të dala nga takimi ekipor.

    “Në rast se ekziston insistim nga ana e bashkëfolësit, që në vend të takimit të liderëve, të ketë një takim ekipor, atëherë propozimi imë, të cilin ja e them publikisht në emisionin tuaj, është që fillimisht të organizohet një takim ekipor, të shohim se çfarë konkluzionesh do të sjellin ato ekipe, që më pas të ulemi në si lider të partive”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMR-DPMNE-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e RMV do të fitojnë mbështetje financiare për energjinë elektrike

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: Aleanca nuk do të lejojë zgjerimin e konflikteve jashtë veriut të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë