Qytetarët e RMV do të fitojnë mbështetje financiare për energjinë elektrike

    Ministria për Finannca ka paraljamëruar që një pjesë e buxhetit do të bartet tek subvencionimi i qytetarëve dhe kompanive për të përballuar krizën energjetike në Maqedoninë e Veriut.

    “Në buxhetin e këtij viti janë paraparë 225 milionë euro për përkrahјen e qytetarëve dhe ekonomisë për përballimin e krizës, prej të cilave një pjesë është destinuar për EMV-në”, deklaroi ministri i financave, Fatmir Besimi, duke përkujtuar që vitin e kaluar mbështetja qeveritare ka qenë 400 milionë euro.

    Ai raportoi që Bashkimi Evropian ka ndarë 84 milionë euro ndihmë financiare për përballimin e krizës energjetike për këtë vit, duke mbështetur qytetarët, kompanitë e vogla dhe ato të mesme për uljen e efektit të krizës energjetike.

    Lajmi Paraprak

    Aggeler: ShBA është në RMV, pavarësisht se vendin e presin vendime të vështira

    Lajmi i rradhës

    Para takimit me liderët, Mickoski kërkon të takohet në katër sy me Kovaçevskin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë