Paralajmërohet padi për spitalin modular në Strugë, uzurpohet prona private

    Pacientë të sëmurë me Kovid 19 çdo ditë hyjnë në spitalin modular në Strugë përmes hyrjes që është hapur në pronë private. Pronari thotë se i janë uzurpuar diku rreth 500 metra katror.

    Kam skicat dhe të gjitha gjërat e tjera se hyrja gjendet në oborrin tonë dhe kjo neve na pengon. Këtu kalojnë njerëz të infektuar. Nuk mundemi fëmijët t’i nxjerrim në oborr. Çdo ditë ka nga dy a tre të vdekur dhe i nxjerrin këtu nga hyrja jonë. Nuk mund të hapim as dritare dhe asgjë. Krevatët për t’i ajrosur nga të vdekurit i nxjerrin këtu – tha Alim Cico, banor i Strugës.

    Është e tmerrshme. E dini si është infektimi, ndërsa ne çdo ditë jemi të ekspozuar në rrezik. Ne jetojmë në katin e dytë dhe këtu ku është e thuirrur nuk ka as dy metra. Nga kati i dytë duket gjithçka – tha Denis Jusufoski- qytetarë.

    Këtu nuk është vendi i përshtatshëm për ta bërë, por e bënë. Ngjiten në karrige dhe thërrasin nënat, baballarët që i kanë të sëmurë këtu në spital – deklaroi Vice Stefanoski.

    Kanë dorëzuar kërkesë në spital në afat prej një jave ta mbyllin hyrjen. Nëse nuk e bëjnë, planifikojnë padi.

    Më parë me makina i ndalonim mos hyjnë. E mbyllëm atë pjesë, por erdhën me polici – tha Agim Cico, banor i Strugës.

    Drejtori i spitalit Armend Arsllani thotë se problemin duhet ta zgjidhin institucionet përkatëse sepse ai spitalin modular e ka gjetur kur ka ardhur në këtë pozitë. Ndryshe, Alsat para disa ditëve njoftoi se edhe pse ishte gati që në janar, spitali modular në përdorim u lëshua në fund të prillit. Drejtori i mëparshëm Muhamed Asani, nuk e ka nënshkruar vendimin për pranimin e tij sepse, siç tha, ka pasur disa lëshime të vogla. Në spital nuk ka pasur as aparate për fikjen e zjarrit, ndërsa drejtori i tanishëm thotë se janë sjellë aparate nga njësi tjera të spitalit, ndërsa në procedurë është blerja e aparateve të reja kundër zjarrit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Partitë arrijnë konsensus për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

    Lajmi i rradhës

    Në Maqedoninë e Veriut, shtrenjtohet standardi jetësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë