Paralajmërohet rritje të rrogës dhe kompensime gjatë punës së natës dhe të dielave për zjarrëfikësit e Tetovës

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot vizitoi Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë. Kasami shpërndau vendimet e reja të punës dhe paralajmëroi rritje të pagës për zjarrfikësit e qytetit. Ai tha se do t’u kompensohen aktivitetet e tyre për të dielat dhe punët në ndërrimin e natës, përcjell Nistori.

    “Paga e zjarrfikësve profesional për shkak të llojit dhe natyrës së punës që e kryejnë është rritur për 20 % më shumë se paga e të punësuarve të tjerë me përgatitje profesionale adekuate për vendin e punës në administratën komunale, në pajtim me nenin 13 të ligjit për zjarrfikësit.• Zjarrfikësve profesional të cilët do të punojnë në ndërrimin e natës ju garantohet kompenzim të shpenzimeve për ushqim në lartësi prej 20 % nga rroga neto mesatare në RMV e paguar në vitin paraprak.• Gjithashtu, zjarrfikësve do të ju njihet e drejta e shtesës në pagë për shkak të punës në ndërrime, punës në teren dhe punës në ndërrimin e natës. Zjarrfikësve profesional të cilët do të punojnë ditën e Diel ju garantohet shtesë e pagës prej 50% për çdo orë të kaluar në punë.”, deklaroi Kasami.

    Ai paralajmëroi kompensime të shpenzimeve për ushqim në lartësi prej 20 % nga rroga neto mesatare në RMV e paguar në vitin paraprak për ata që punojnë në ndërrimin e natës dhe shtesë e pagës prej 50 përqind për çdo orë të kaluar ditën e fundit të javës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mali i Zi bëhet me kryeministër shqiptar

    Lajmi i rradhës

    Disa mënyra të thjeshta për të mbajtur pastër kuzhinën tuaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë