Paralelet në gjuhën shqipe në Ohër kanë mbetur me shumë pak nxënës

    Paralelet në gjuhën shqipe në shkollat fillore në Ohër kanë mbetur me shumë pak nxënës. Me këtë zvogëlohet edhe mundësia e hapjes së klasave në gjuhën shqipe në arsimin e mesëm. Filloristët shqiptarë mësojnë në shkollën “Vëllazërim-Bashkimi”, e vetmja shkollë fillore në qytet ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

    “Nëse gjeneratat kanë qenë rreth 30 nxënës për gjeneratë, gjenerata e fundit ka qenë 15, ndërsa viti i paraprak me 23. Këtë vit kemi 14 nxënës të regjistruar për mësim në gjuhën shqipe, ndërsa në vitin shkollor 2022/2023 kemi pasur 34 semimaturantë. Kjo është një rënie e drejtpërdrejtë prej rreth 20 nxënës”, u shpreh Xhemal Mehmed – Drejtor i Shkollës Fillore Vëllazërim- Bashkimi.

    Edhe pse tash disa vite janë  planifikuar dy paralele në gjuhën shqip në Qendrën e Shkollës Elektrike dhe Mekanike në Ohër, në konkurset e shpallura nga Ministria e Arsimit, pothuajse nuk kishte aspak interesim.

    Nisma për hapjen e një shkolle të mesme në gjuhën shqipe në Ohër daton nga fundi i viteve 1970 kur u plotësuan të gjitha kushtet, por ndodhi diçka tjetër.

    Tani nxënësit shqiptarë nga Ohri pas mbarimit të shkollës fillore, rreth 80% e tyre vazhdojnë arsimimin në gjuhën shqipe në Strugë. Të tjerët vazhdojnë të mësojnë maqedonisht në shkollat e mesme të Ohrit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shtohen sëmundjet e zemrës te të rinjtë në RMV, mjekët apelojnë për kontrolle

    Lajmi i rradhës

    Mungesa e masave dhe ulja e fondeve e bën të pashmangshme ndotjen e ajrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë