Parandalohet kontrabanda e 4.4 tonë mish gjahu, e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve

    Ekipi i lëvizshëm i Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve parandaloi kontrabandën e 4,4 tonëve mish gjahu të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, të cilin një shofer kamioni në pronësi të një kompanie greke dëshironte ta fuste në vend, njofton Drejtoria doganore.

    Mishi i gjahut në vlerë prej 4 milionë denarë nuk është deklaruar në deklaratën doganore, as transportuesi nuk ka pasur certifikatë përkatëse për të dhe leje nga institucioni përkatës kompetent, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Në deklaratën doganore malli është deklaruar si “paleta plastike dhe rafte metalike të lëvizshme” me vlerë 3750 euro ose vetëm 5.6 për qind të vlerës totale të mallit.

    Në terminalin e kalimit kufitar Tabanovc, inspektorët kanë kryer kontroll me skaner nga i cili ka rezultuar se në veturë, përveç mallit të deklaruar, ka pasur edhe mallra të tjera që nuk janë të përfshira në deklaratën doganore. Pas hapjes së mjetit, në 29 paleta plastike iu gjet mish i ngrirë nga gjahu i ndryshëm, lepuj, fazanë, thëllëza, për të cilat nuk dispononte asnjë dokument.

    Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe sigurisë së shoqërisë është një nga prioritetet kryesore të Drejtorisë doganore, shton ky institucion.  /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Lençe Ristoska emërohet Prokuror Publik për lidhje me EURODREJTËSI-në

    Lajmi i rradhës

    Higjiena, gjërat që nuk duhen ndarë me të tjerët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë