Paratë që shpeshherë lidhen me korrupsion gjatë shpenzimeve të institucioneve publike

    Mobilim, blerje automjetesh të reja, sponsorizime dhe reklama, udhëtime zyrtare dhe përdorim i automjeteve zyrtare. Të gjitha këto kosto të institucioneve janë përfshirë në kategorinë e emërtuar “mallra dhe shërbime”, në buxhetin qendror në vlerë prej 327 milionë euro.

    Qeveria bëri të ditur se me rishikimin e arkës së shtetit deri në fund të këtij viti, kjo kategori do të duhet të reduktohet për 100 milionë euro.

    Sipas buxhetit për këtë vit, për blerjen e mobilieve janë ndarë 1,8 milionë euro, ndërsa për vetura 5,4 milionë euro.

    BUXHETI PËR VITIN 2022

    Mallra dhe shërbime 327 milionë euro

    Mobilie 1,8 milion euro

    Automjete 5,4 milionë euro

    Shpenzimet e mëdha joproduktive të para publike prej vitesh janë objekt i kritikave në opinion. Ekspertët e ekonomisë thonë se duhen reforma në vetë buxhetin, që çdo qindarkë e shpenzuar të japë rezultat, dhe të mos shkojë në shpenzime të panevojshme.

    “Ne në mënyrë deklarative themi se këtë vit kemi buxhet zhvillimor, por kur ta shohim gjendjen faktike të atij buxheti, nuk ngjan në asgjë, përveç në buxhet shpenzues. Nga njëra anë ke shpenzime operative që i bëni gjatë gjithë vitit për rroga dhe kontribute, për të pasur një likuiditet dhe nga ana tjetër ke kosto joproduktive për blerjen e makinave, mobilieve pa qëllim…”, tha Abil Baush- Profesor.

    Krahas kategorisë “mallra dhe shërbime”, nga buxheti çdo vit ndahen gjysmë miliardë euro për pagesën e pagave dhe shtesave.

    Për momentin, për shkak të krizës, Qeveria ka miratuar një sërë masash shtrënguese për ministrat dhe drejtorët, të cilët duhet patjetër ti ulin shpenzimet për mallra dhe shërbime, me 10 për qind, dhe 50 për qind për reprezentime, reklama dhe sponsorizime. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Më pak gaz për Europën nga Ukraina

    Lajmi i rradhës

    Ç’lidhje ka lufta e Ukrainës me krimin kibernetik?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë