Parkimi i makinave nëpër rrugët e Tetovës, sfidë për shuarjen e zjarrit në spitalin modular?!

    Foto: Emir H

    Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot vizitoi njësitin e zjarrfikësve në Tetovë duke i falenderuar për angazhimin dhe guximin që treguan në mbrëmjen e tetë shtatorit, gjegjësisht tragjedinë në spitalin modular në Tetovë, njofton Nistori.

    Arifi deklaroi se janë duke u mbledhur faktet, dëshmitë dhe poashtu kanë arritur edhe hetuesit gjerman. Ajo poashtu ceku se familjarëve do t’ju mbulohen shpenzimet e varrimit dhe familjarëve të viktimave dhe të të lënduarve do t’ju ndihmohen me nga 60 mijë denarë.

    Dëshmitarët okluarë natën që zjarri kaploi spitalin, për Nistori thanë se zjarrfikësit nuk kanë arritur në kohë të shpejtë maksimale, për shkak të parkimit të veturave pa vend brenda dhe për rreth spitalit. Gazetari i Nistori-t e pyeti Arifin në lidhje me parkimin dhe veturat e vjetra që janë të parkuara në hapësirat publike, duke marrë parasysh se në opinion çdoherë është paralajmëruar që zjarrfikësit pengohen gjatë realizimit të aksionit nga veturat e vjetra që nuk janë larguar nga hapësirat publike, por edhe parkimi i veturave.

    “Në bashkëpunim me MPB-në ne rregullisht kemi aktivitete të heqjes së makinave të vjetra, kurse sa i përket, poashtu parkimit të pa vend, poashtu, ma merr mendja që e keni parasysh faktin që ka edhe institucione të cilat e kanë përgjegjësi për ta bërë atë punë. Sido që të jetë ajo që është shumë e rëndësishme, fakti që makinat që kanë qenë aty, dëshmon se edhe nëse ka pasur një gjë të tillë, qytetarët kanë qenë të përgjegjshëm dhe e kanë ndihmu procesina atje.

    Lajmi Paraprak

    Pemët kanë efekt pozitiv në shëndetin mendor të fëmijëve

    Lajmi i rradhës

    Tërnava: Është mëkat i madh mosmarrja e vaksinës me qëllime të caktuara për t’i ikur asaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë