“Parko siç duhet, mundëso qarkullimin normal”

    Parkimi në korsinë e djathtë është shkaktari që trafiku në Tetovë është i mbingarkuar. Bulevardet kryesore të qytetit janë duke funksionuar vetëm me një korsi. Për këtë shkak Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë së bashku me Komunën kanë nisur projektin “Parko siç duhet, mundëso qarkullimin normal”. Qëllimi është të edukohen shoferët që parkojnë në korsinë dytë, ndërsa ata që do të bëjnë shkelje më të rënda të dënohen.

    “Departamenti për parandalim pranë SPB Tetovë në bashkëpunimin me vetëqeverisjen lokale pranë komunës së Tetovës dhe Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacion organizoi një fushatë me gabim parkimi apo për shoferët që nuk respektojnë parkimin, kështu që nga ana e pjesëtarët të policisë për siguri në komunikacion do tu jepet fletushka shoferëve që nuk respektojnë rregullat  edhe do të parkohen në mënyrë të paligjshme, ndërsa shoferët që do bëjnë shkelje më të mëdha  si parkimi në vizë bardha apo udhëkryqe do ju shqiptohen gjoba adekuate.”- deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB – Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Romanet që janë konsideruar gabimisht të Faik Konicës

    Lajmi i rradhës

    Klishetë e “arta” shqiptare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë