Parregullsi në çerdhen në Strugë

    Kopshti 8 Marsi në Strugë ka punësuar në mënyrë të paligjshme edukatore dhe përkëdhelëse me kontratë pune. Këtë e ka konstatuar inspektimi i jashtëzakonshëm i Inspektoratit Shtetëror të Punës më 6 shkurt. Kontrolli pasoi pasi Alsat njoftoi se 21 përkëdhelëse dhe edukatore punojnë me vite të tëra me kontratë pa sigurim shëndetësor dhe pensional, për pagë prej vetëm 10.000 denarë.

    “Kontratat e parapara janë në kundërshtim me nenin 252 të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës. Kompanisë do t’i shqiptohet vendimi me masë inspektuese me paralajmërim që të ndalojë punësimin e personave në kundërshtim me ligjin dhe në periudhën e ardhshme të zbatohet procedurë me të cilën personat do të punësohen në përputhje me dispozitat ligjore të Ligjit për të Punësuar në Sektori publik”, tha Vesna Tomovska, Drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Punës.

    Ligji për marrëdhëniet e punës në nenin 252 parashikon se mund të lidhen kontrata në vepër, por që janë jashtë veprimtarisë së punëdhënësit.

    Nga sindikata e çerdhes tashmë kanë kërkuar që të gjindet zgjidhje për të gjithë koleget e tyre.

    “I bëjmë thirrje komunës dhe ministrive kompetente që sa më shpejt ta zgjidhin problemin sepse ekziston realisht nevoja që të zgjidhet statusi i kolegeve me punë të përkohshme. Kemi shumë fëmijë, grupe të mëdha dhe pa kuadër të mjaftueshëm. Kopshti nuk mund të funksionojë në të ardhmen. A lejohet që dikush të vijë në punë dhe të kujdeset për fëmijët për 10.000 denarë? Nuk lejohet, nuk është zgjidhje, por në komunën tonë ka vite që është kështu. Pa atë kuadër, ne nuk mund të punojmë në të ardhmen”, u shpreh Milka Dolinska – kryetare e sindikatës.

    Por pavarësisht kësaj situate, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bëjnë të ditur se para kanë vetëm për shtatë vende pune. Të tjerët do të presin dhe do të marrin honorar 15.000 denarë në muaj. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rritet numri i nxënësve të cilët kërkojnë fletëshpërngulje nga shkollat e Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Shumë nxënës nuk kanë pranuar ndihmë nga Ministra e Arsimit në vlerë prej 1200-1800 denarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë