Partitë politike me avazin e vjetër për shfrytëzimin e fëmijëve gjatë fushatës zgjedhore

    Foto Ilustruese

    Edhe në këto zgjedhje ka vazhduar praktika e shfrytëzimit të fëmijëve gjatë fushatës zgjedhore nga ana e partive apo figurave politike. Partitë politike vazhdojnë të kenë të njëjtën qasje, si në zgjedhjet e në fushatat zgjedhore të viteve të kaluara, pavarësisht apeleve të vazhdueshme nga Organizatat Joqeveritare që të ndërpritet diçka e tillë sepse shkel qartazi Ligjin dhe të drejtat e fëmijëve. Nga Ambasada e Parë Për Fëmijë Në Botë “Megjashi” , thonë se partitë politike po tregojnë se nuk duan të kuptojnë.

    Ata vazhdimisht i shfrytëzojnë në mënyra të ndryshme për përfitim të pikëve politike, por fëmijët nuk janë dekor. Kjo duhet të kuptohet në mënyrë më seriozë. 07:52 Kjo ndodh vazhdimisht para zgjedhjeve apo në fushatat parazgjedhore. 08:36 Mendoj se duhet të bëhen më shumë përpjekje, sepse ne si “ Megjashi’ jemi vetëm një pikë uji në oqean, që përpiqemi të kemi qasje seriozë ndaj këtij problemi. 11:06 Kemi pasur të paraqitur edhe rast për një shkollë, ku ka pasur keqpërdorim të fëmijëve nga ana e figurave politike në oborrin e shkollës – deklaroi Julia Vellkovska- “Megjashi”

    Nga zyra e Avokatit të Popullit thonë se gjatë ditëve të fundit “ Megjashi” ka paraqitur një rast në këtë segment, duke renditur disa raste në të cilat kandidatët për kryetarë komune fotografohen me fëmijët, shpërndajnë pako, dhurata, pajisje shkollore dhe të ngjashme.

    Duke qenë se publikohen fotografi nga të cilat mund të arrihet në përfundim se fëmijët përfshihen në fushata, Avokati i Popullit, në mënyrë që të mbrojë interesin e fëmijëve, me iniciativën e tij hapi një rast në të cilin ai do të ndërmarrë veprime brenda autoritetit ligjor. Kjo do të thotë, ai do të kërkojë nga organet kompetente që t’i shqyrtojnë të gjitha rastet e tilla, dhe nëse konstatojnë shkelje të ligjit të shqiptojnë sanksione – thonë nga Avokati i Popullit.

    Ky fenomen bëhet edhe më shqetësues pasi fotografitë dhe videot e aktiviteteve ku përfshihen edhe fëmijët postohen në faqet e politikanëve, të cilat ndiqen nga mijëra qytetarë. Organizatat Joqeveritare kërkojnë që subjektet politike të tregojnë kujdes ndaj fëmijëve edhe kur në vend nuk ka zgjedhje, duke u siguruar kushte më të përshtatshme për arsimim dhe edukim./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    MASH dhe Sindikata me qëndrime të kundërta për konceptin e ri mësimor

    Lajmi i rradhës

    Mësohet sa ka përfituar Franca nga Liga e Kombeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë