Partitë politike premtojnë fushatë pozitive për zgjedhjet lokale

    VMRO-DPMNE dhe LSDM premtojnë se do të zhvillojnë fushatë pozitive për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, deklaroi se pavarësisht se kandidatët e LSDM-së janë të dyshimtë dhe kanë pasur më shumë funksione, VMRO fushatën e saj do ta fokusojë tek promovimi i kandidatëve të saj.

    Nuk planifikojmë të merremi me atë se sa kryetarët e komunave të LSDM dhe BDI-së janë të këqij e të paaftë, për shkak se këtë qytetarët e dinë dhe nuk kemi çka të tregojmë të re, pasi është njëjtë sikur të flasim për borën e vitit të kaluar. Ne dëshirojmë të dalim në këto zgjedhje me fushatë pozitive, fushatë të shpresës me të cilën do të ofrojë zgjidhje për problemet akute të shoqërisë tonë”.

    LSDM -a thotë se në ciklet e kaluara zgjedhore e ka dëshmuar se udhëheq fushatë pozitive. Ndërsa akuzoi VMRO-DPMNE-në se vazhdimisht merret me fushatë të errët.

    Zi, errësirë, lajme të rrejshme, destruktivitet, bllokime, frenime, keqpërdorim, etiketim, kjo e gjithë është pasqyrë e VMRO-DPMNE-së, e ajo është parti e cila aspak nuk është reformuar dhe gjithsesi edhe në këtë fushatë nga ata nuk mund të presim asgjë më shumë… LSDM mban fushatë pozitive si gjithmonë, fokus i kemi projektet e realizuara, fokusi është tek projektet që do i ofrojnë kandidatët për kryetar komunash që së shpejti do të dalin me programe të tyre dhe gjithsesi interesi i qytetarëve”, theksoi Bogdanka Kuzevska, LSDM .

    LSDM ka zyrtarizuar 69 kandidatë për kryetar të komunave, ndërsa thonë se në gjithsej 80 komuna do të marrin pjesë me lista për këshilltarë. Ndërsa nga VMRO-DPMNE kanë zyrtarizuar 55 kandidatura, dhe deri në fund të javës thonë se do të bëjnë zyrtare edhe pjesën e mbetur. Kandidaturat për kryetar komune i kanë bërë publike edhe nga BDI, dhe do i zyrtarizojnë për pak ditë.. Disa nga kandidaturat pritet ti zyrtarizojë edhe opozita shqiptare./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në kufij nuk do të ketë testime për Covid-19

    Lajmi i rradhës

    OJQ-të i kërkojnë qeverisë të mos lejojë ndërtimin e hidrocentraleve të vogla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë