Pas Mijallkoskit, i ulet dënimi edhe Vlladimir Taleskit

    Ish-kryetarit të Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, Gjykata e Apelit ja ul dënimin për një vit për rastin “Transporter”.

    Zvogëlim i dënimit ka marrë edhe ish-sekretari i Komunës së Manastirit, Sllobodan Bonçanovski, i cili tani duhet të vuajë 5 vjet e gjashtë muaj nga gjashtë vjet sa kishte.

    “I akuzuari J. I., S.M., A.Sh., D.G., A.S., O.S., R.J., N.D., J.M. për veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 5, c.v. me paragrafin 1, dhe c.v. me nenin 24 dhe nenin 45 të K.Penal caktoi masën alternative – DËNIM ME KUSHT, që të dënohen me burgim nga 2-vjet dhe njëkohësisht të përcaktohet se dënimi i përcaktuar me burg nuk do të zbatohet, nëse i akuzuari në një periudhë kohore prej 5 vjet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, nuk kryejnë vepër të re”, thonë nga gjykata e Apelit.

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit e shkollave të mesme janë të zhgënjyer që nuk kanë marrë produktet e premtuara të higjienës menstruale

    Lajmi i rradhës

    BORXH DERI NË “FYT” | Kriza ekonomike detyron qytetarët të marrin kredi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë