Pas një dekade rikthehet “Kupa e Sharrit” në Kodrën e Diellit

    Një skiator në Kodrën e Diellit / Fotografia: Emir Hamzi

    Pas një pauze prej 12 vitesh Kodra e Diellit do të presë përsëri “Kupën e Sharrit” garën më të vjetër ndërkombëtare të skijimit në Ballkan, njofton Nistori.

    Në edicionin e këtij viti i cili është i 41 me rradhë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 shkurt, do të marrin pjesë garues nga Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Turqia, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Kosova dhe Qipro.

    “Luginat e mbushura me dëborë të Kodrës së Diellit do të jenë qendra e garave emocionuese, euforisë dhe kthesave të papritura – pikërisht ajo që e bën skijimin alpin sport të kampionëve të vërtetë”, thanë nga Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit”.

    Organizatorë të ngjarjes janë Federata e Skijimit të Maqedonisë, me mbështetje nga Federata Ndërkombëtare e Skijimit (FIS), Ministria e Sportiy, Qendra e Skijimit Kodra e Diellit, UNI Banka, PSS, MRTV dhe Vertigo.

    Ky konkurrim ka nisur historinë e tij që në vitin 1947, ndërsa që nga viti 1954 është bërë pjesë e kalendarit të FIS.

    Lajmi Paraprak

    Në RMV nuk ka kuadër dhe interes për të studiuar meteorologji

    Lajmi i rradhës

    A ka dështuar marrëveshja e migracionit Itali-Shqipëri?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë