Plagoset një polic nga gjuajtjet e mbrëmshme i cili nuk ishte në detyrë

    Mbrëmë në rrugën “Metodija Mitevski” në Shkup, në lagjen “Tophane”, është lënduar një polic 24-vjeçar, i cili në atë moment nuk ka qenë në detyrë. Sipas të plagosurit, ai është qëlluar nga një person nga Haraçina e Shkupit.

    Më datë 03.09.2022 në orën 21:16 nga QK-Nënë Tereza është raportuar se R. M. (24), punonjës i MPB-së i cili në atë periudhë nuk ka qenë në punë, është plagosur me armë zjarri në rr. Metodija Mitevski në Shkup. Sipas R. M., një person nga fshati Haraçinë ka shtënë në drejtim të tij, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    Sipas MPB-së, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, është përcaktuar identiteti i autorit dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

    Lajmi Paraprak

    Nxënës si mësues / Mblidhen gjatë verës për të thelluar njohuritë

    Lajmi i rradhës

    Arrestohen gjashtë persona në Manastir, organizuan lojëra të fatit në mënyrë të paligjshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë