“I pushtetshmi” akoma në procedurën e dëshmisë

    Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski sot ka kaluar një pjesë të kohës së punës në Gjykatën Penale të Shkupit si i akuzuar në rastin “i Pushtetshmi”.

    Sipas aktakuzës, Milloshoski si deputet ka ndikuar në shitjen e pronës shtetërore në Makedonski Brod, babait të tij dhe për këtë dëmi shtetëror është rreth 50.000 euro.

    Një vit pas hapjes në gjykatë të lëndës “i pushtetshmi”, lënda është ende në procedurë të dëshmimit. Sot dëshmuan dy ish-këshilltarë në komunën e “Makedonski Brodit”.

    Të dy thanë se me një “amin” nga Këshilli i Makedonski Brodit në vitin 2011 është shitur shtëpia e përbashkët në fshatin Izhishte. Komuna e Pllasnicës kishte zyre në atë objekt, ndërsa objektet tjera i kishte marrë me qira babai i deputetit Milloshovski. Babai i tij kërkoi nga komuna e Makedonski Brodit, që ta blejë pronën, por këshilltarët nuk e dinin se ai në fakt po kërkon ta blinte të gjithë objektin, jo vetëm atë që kishte marrë me qira.

    “Kam menduar se nuk janë në shitje zyret e objektit të Komunës së Plasnicës, por pjesë e objektit që është dhënë në shfrytëzim. Unë u informova se objekti në shitje ka qenë pjesa, që është dhënë në shfrytëzim, jo i gjithë objekti”, tha Zlatko Markovski, dëshmitar.

    Sipas aktakuzës, shtëpinë e përbashkët në fshatin Izhishtë, babai i deputetit Antonio Milloshoski e ka blerë për rreth 29 mijë euro, rreth 10 euro më shumë se çmimi fillestar. Dhe me aneks e ka blerë tokën për 100 denarë për metër katror, ndonëse çmimi i tregut ka qenë 400 denarë.

    “Për objektin më kujtohet se çmimi nuk është dashur të jetë më i ulët se çmimi i tregut, kurse për tokën se a ka qenë 100 denarë nuk më kujtohet për momentin”, u shpreh Violeta Stoleska, dëshmitare.

    Milloshoski gjykohet për shkak se, sipas aktakuzës, ka urdhëruar lustrimin e gjykatësit Bileski, i cili ka nxjerrë një aktgjykim kundër marrëveshjes së babait të tij. Brenda një jave do të dëgjohen edhe dy dëshmitarë të tjerë.

    Gjykatësja Lenka Davitkova, e cila e udhëheq procesin, ka caktuar vetëm dy seanca për një muaj të tërë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeset e plastikës – të paguhen apo të zhduken?

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia para një sfide të re, në zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë