“Vonesa të panevojshme kosovarët mund të udhëtojnë pa viza”

    Deputeti holandez i Parlamentit Europian, Thijs Reuten ka komentuar heqjen e vizave për Kosovën.

    Ai në një postim në “X” ka shkruar se ky vendim hyri në fuqi pas shumë vitesh vonesa të panevojshme.

    “Të paktën pas shumë vitesh vonesa krejtësisht të panevojshme që nga sot është i vlefshëm udhëtimi pa viza në BE për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Reuten.

    Reuten ka shtuar se hapi tjetër është pranimi i Kosovës në BE.

    “Tjetër, përpunimi i aplikimit për statusin e kandidatit. Kosova është Evropë”, është shprehur holandezi.

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët sensin për humor e marrin nga prindërit

    Lajmi i rradhës

    Shkatërrohet një grup që trafikonte fëmijë dhe kontrabandonte emigrantë në Bullgari dhe Hungari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë