Pas tetë muajsh në arrati nga paraburgimi shtëpiak, Ismet Guri dje është dorëzuar në polici

    Pas tetë muajsh në arrati nga paraburgimi shtëpiak, ish zëvendësdrejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike, Ismet Guri, dje është vetëdorëzuar në stacion policor në Shkup.

    Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se Guri, menjëherë është privuar nga liria dhe është dërguar në Burgun e Shutkës.

    Ismet Guri, është i përfshirë në akuzën e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në të cilën, bashkë me inspektorë të Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe biznesmenë akuzohen për shoqërim kriminal, mashtrim tatimor dhe pastrim parash.

    Në ndërkohë, Ismet Guri është i përfshirë edhe në procesin gjyqësor Titanik 3. Aty, bashke me ish deputetin e BDI-së, Ejup Alimi, akuzohen se gjatë vitit 2013 kanë shkatërruar material zgjedhor

    Lënda është hapur para shtatë vitesh nga ish Prokuroria Speciale Publike, ndërkaq vazhdon të zvarritet nëpër labirintet gjyqësore. Për rastin, janë zhvilluar dy gjykime.

    Gjykimi i parë, ka filluar në vitin 2018-të dhe pas dy vjet e gjysmë gjykim, Guri dhe Alimi u dënuan me nga 3 vjet e gjysmë burg. Pas ankesës, në vitin 2021, Apeli e shfuqizoi aktgjykimin dhe gjykimi u kthye nga e para.

    Edhe në gjykimin e dytë, Gjykata Penale i dënoi Gurin dhe Alimin me nga 3 vjet e gjysmë burg. Rasti, tani ndodhet në Gjykatën e Apelit. Palët, më 16 shtator duhet t’i japin fjalët përfundimtare, pas të cilës, Apeli duhet të vendos nëse e pranon ose jo aktgjykimin e penales.

    Gjykimin e lëndës kundër Gurit dhe Alimit e kanë ndjekur akuzat për ndërhyrje në gjyqësor me qëllim të zvarritjes së procesit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Duam marrëdhënie të mira fqinjësore me RMV-në, por nuk tolerojmë respektimin selektiv të ligjeve ndërkombëtare”

    Lajmi i rradhës

    Ligji për gjuhët, në dorën e gjykatësve Kushtetues

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë