Pas tri dekadash pune mbyllet televizioni i vetëm në Strumicë

    Pas tre dekadash ekzistence, kanali televiziv rajonal Kanal VIS nga Strumica mbylli dyert e tij, duke e lënë qytetin pa stacionin e vetëm televiziv që raportonte për ngjarjet lokale dhe rajonale. Sinjali ka disa ditë që është fikur, ndërsa punëtorët janë regjistruar në Agjencinë për Punësim, shkruan Sdk.

    Televizioni, i cili ishte një nga më të vjetrit në vend, filloi si shtëpi mediatike lokale dhe në dhjetë vitet e fundit ka funksionuar si shërbim rajonal. Kanal VIS ishte shtëpia e më shumë se një duzinë gazetarësh, kameramanësh dhe stafi teknik, por që nga kjo verë ekipi është reduktuar në minimum.

    Në gusht 2024, AShMAA ia hoqi koncesionin Kanal VIS për shkak të tarifave vjetore të papaguara dhe kapacitetit të pamjaftueshëm të stafit. Ndonëse më vonë drejtuesit i shlyen detyrimet dhe e rikthyen koncesionin, televizioni vazhdoi me programe minimale deri në nëntor. Më pas, punonjësit u pushuan nga puna, me tre paga të papaguara.

    Lajmi Paraprak

    Vetëm një vend në Europë paguan gratë më shumë se burrat

    Lajmi i rradhës

    Radoiçiq pret vendimin për aktakuzën në Serbi, Kosova këmbëngul në ekstradim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë