“Njerëzit në Ballkan e dinë se çfarë do të thotë lufta dhe se çfarë pasoja ka”

    Zëvendëskryeministri për Çështje Europiane, Bojan Mariçiq tha si si vend anëtar në NATO duhet të kemi qëndrim në lidhje me problemin mes Ukrainës dhe Rusisë.

    Ai tha se qëndrimi i qeverisë është parimor dhe se janë në anën e Ukrainës duke theksuar zgjidhjen diplomatike.

    “Ne gjithmonë kemi qenë për zgjidhje diplomatike dhe mbështesin zgjidhjen diplomatike që sa më shpejt të përfundojnë lufta. Kjo do të jetë më mirë edhe për Ukrainën edhe për Rusinë, por edhe për paqen në botë”, tha Mariçiq.

    Zëvendëskryeministri theksoi se njerëzit në Ballkan e dinë se çfarë do të thotë lufta dhe se çfarë pasoja ka dhe për këtë shkak, Maqedonia e Veriut është për paqe dhe zgjidhje paqësore.

    “100% pajtohemi me politikën e jashtme të BE-së pas vendimeve. Këto vendime nënkuptojnë sanksione edhe ndaj 27 personave fizik dhe juridik”, tha Mariçiq.

    Lajmi Paraprak

    Kultivuesit e duhanit kërkojnë që të rritet çmimi i duhanit në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Selma Kurtishi – Kastrati tregon nëse profesori vlerësohet më shumë në RMV apo në universitetet ndërkombëtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë