“Pasaportat e bosëve”, Spasovski: Po punohet në pjesën e dytë të hetimit

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në paraqitjen e tij të sotme tha se organet e ndjekjes tashmë kanë zgjeruar hetimin për 215 pasaportat e rreme maqedonase, që u janë lëshuar kryesisht kriminelëve nga rajoni.

    “Një pjesë e hetimit ka mbaruar, tashmë kemi të arrestuar dhe aktgjykim të shkallës së parë. Hetimi është zgjeruar, po punohet…do të  them në pjesën e dytë të hetimit, në zgjerimin. Çdokush, pa marrë parasysh a është në një nivel apo tjetrin pranë Ministrisë ë Punëve të Brendshme, apo nëpër institucione tjera, gjithsesi se do të ketë përgjegjësi”, tha Spasovski.

    Ndryshe, afera me pasaportat e falsifikuar për bosët e drogës njihet si rasti “Sozia”.  Deri në tani, gjithsej shtatë persona kanë pranuar se janë fajtor, dhe për ta ka aktgjykim të shkallës së parë. Sipas hetimit të policisë, pasaportë e rreme në tregun joligjor kushtonte deri në 20 mijë euro.

    Lajmi Paraprak

    Hieroglifet e Egjiptit të lashtë, kur përdoreshin dhe si janë deshifruar

    Lajmi i rradhës

    Mërgimtarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të marrin pasaporta prej ambasadave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë