“Pasaportat me emrin e vjetër të shtetit më nuk janë më të vlefshme”

    Pasaportat me emrin e vjetër të shtetit më nuk janë më të vlefshme për të udhëtuar jashtë shtetit. Në opinion u krijua huti se disa shtete evropiane pranojnë dokumentet e vjetra. Por zv. ministri i Brendshëm thotë se për të ndodhur kjo duhet të ndryshojë ligji. Nëse s’ka ndryshim qytetarët patjetër të pajisen me dokumente me emrin e ri të shtetit.

    “Duhet që BE të marrë qëndrim se a do t’i pranoje qytetaret me pasaportat me emrin e vjetër të shtetit që sipas ligjit tonë nuk janë të vlefshme, ka shtete që ende i pranojnë qytetarët e disa nuk i pranojnë, nuk do të doja të jap emra që të mos bëjmë konfuz qytetarët por më mirë është që qytetarët të shfrytëzojnë kapacitetet e MPB-së, të fotografohen dhe të marrin pasaportë të re”, deklaroi Mitko Bojmacaliev – zëvendësministër i Brendshëm.

    Ndërkohë për t’u pajisur, sidomos me pasaporta qytetarët po presin me orë të tëra përpara sportelit për marrjen e dokumentit me procedurë të përshpejtuar.

    Të anketuar nga Alsat thonë se janë të detyruar të presin dhe të paguajnë trefish më shumë, pasi kjo është mënyra e vetme për të arritur deri të pasaporta.

    “Nxjerr pasaportë në mënyrë të përshpejtuar sepse për mënyrë të rregullt pritet shumë ndërsa unë duhet të udhëtoj. E në mënyrë të rregullt sa pritet? Po ja për letërnjoftim më caktuan për më 19 nëntor, letërnjoftimin nuk është patjetër të nxjerr sepse vlen këtu dhe kjo ishte arsyeja përse dhashë aq para për mënyrë të shpejtë. Pagova 6100 denarë dhe më thanë për 48 orë të jetë gati por të shohim”, u shpreh një qytetare.

    “E mora pasaportën. Në mënyrë të përshpejtuar? Po. Sa zgjati? Dy-tre ditë. E përse vendoset në mënyrë të përshpejtuar t’i merrni? Sepse duhet të udhëtoj në fund të muajit. Kjo është mënyra më e lehtë për ti marrë? Po, sepse ndryshe ka shumë që presin, telefonatën nuk e hap askush për termin”, tha një qytetar.

    Problem i pa zgjidhur ende mbetet linja jo funksionale telefonike për të caktuar termin.

    Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri tani me pasaporta me emrin e ri të shtetit janë pajisur rreth 1 milion e 300 mijë qytetarë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sulmohet mjeku dhe 3 infermiere në spitalin e Strugës

    Lajmi i rradhës

    Qeveria s’jep pëlqim për shefin e SPB-së në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë