PASURIA E ARBEN TARAVARIT!

    Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe kryetar aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka të paraqitur pasuri të ndryshme në emër të tij dhe të prindërve.

    Taravari ka paraqitur pasuri edhe në emër të bashkëshortes së tij. Ai në emër të tij ka një shtëpi në Shkup me vlerë prej 9.254.250,00 denarë (150.284 euro).

    Taravari gjithashtu ka paraqitur se ka kredi prej 6.119.082,00 denarë (99.371 euro).

    Më poshtë e keni pasurinë që Arben Taravari e ka paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit:

    – Banesë në Shkup në emër të bashkëshortes (94 metër katrorë –  5.771.600,00 denarë ose 93.728 euro)

    – Tokë ndërtimore në Tetovë në emër të prindërve (120 metër katrorë – 8.841.600,00 denarë ose 143.583 euro)

    – Oborr në Gostivar në emër të prindërve (87 metër katrorë – 2.403.810,00 denarë ose 39.036 euro)

    – Hapësirë afariste në emër të prindërve në Gostivar (14 metër katrorë – 1.719.200,00 denarë ose 27.919 euro)

    – Hapësirë afariste në emër të prindërve në Gostivar (84 metër katrorë – 12.894.000,00 denarë ose 209.392 euro)

    – Hapësirë afariste në emër të prindërve në Gostivar (84 metër katrorë – 6.189.120,00 denarë ose 100.508 euro)

    – Shtëpi në emër të prindërve në Gostivar (355 metër katrorë – 14.398.300,00 denarë ose 233.822 euro)

    – Shtëpi në emër të prindërve në Gostivar (55 metër katrorë – 2.363.900,00 denarë ose 38.388 euro)

    – Shtëpi në emër personal në Shkup (261 metër katrorë – 9.254.250,00 denarë ose 150.284 euro)

    – Makinë Citroen C4 (2009) në emër të bashkëshortes (184.200,00 denarë ose 2.991 euro)

    – Makinë Volvo (2016) në emër personal (3.070.000,00 denarë ose 49.855 euro)

    – Depozitë bankare në emër personal (21.821,00 denarë ose 354 euro)

    – Kredi në emër personal (6.119.082,00 denarë ose 99.371 euro)

    – Fotografi artistike në pronësi të përbashkët (245.600,00 denarë ose 3.988 euro)

    – Ar në emër të bashkëshortes (1.350.800,00 denarë ose 21.936 euro). /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    “Higjiena Komunale” në grevë / Komuna e Tetovës dyshon se punonjësit janë të motivuar politikisht

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e RMV prej ditësh janë në shënjestër të sulmeve kibernetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë