Paul Kruman: Shteti duhet t’u kushtojë më shumë vëmendje rrugëve të këqija, sepse ato janë çelësi i zhvillimit ekonomik

    Shteti duhet t’u kushtojë më shumë vëmendje rrugëve të këqija, sepse ato janë çelësi i zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investitorëve.

    Ky është mesazhi i nobelistit në ekonomi, Paul Kruman, drejtuar autoriteteve në vend në kuadër të Forumit Ekonomiko-Financiar të Shkupit – SEFF.

    Sipas tij, në kohë krize mund të tërhiqen investime nga Evropa në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për këtë është e rëndësishme infrastruktura rrugore.

    “Përmirësimi i infrastrukturës rrugore së bashku me investimet në transport, mendoj se janë një nga segmentet kyçe të cilave vendi juaj duhet t’u kushtojë vëmendje. Edhe pse nuk jam njohur me ekonominë në detaje, megjithatë, si vend tokësor, besoj se çështja e transportit, së bashku me punën dhe arsimin janë ndër segmentet kyçe të cilave vendi duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje, së bashku me infrastrukturën si një ndër segmentet më të rëndësishme”, u shpreh Paul Krugman – nobelist botëror.

    Sipas tij, ekonomia globale nuk pritet të hyjë në recesion, por të gjitha vendet do të kenë ngadalësim të rritjes ekonomike. Në dy vitet e ardhshme, çmimet do të mbahen me ritme mesatare të rritjes. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se do të ketë ngadalësim të rritjes ekonomike të vendit ndërsa çmimet do të fillojnë të stabilizohen pas korrikut të këtij viti.

    “Sipas pritjeve të institucioneve financiare ndërkombëtare për gjysmën e dytë të këtij viti, parashikojmë stabilizim të çmimeve. Rritja në vendin tonë do të përshpejtohet në periudhën afatmesme”, theksoi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër i RMV-së.

    Fokusi i qeverive në periudhën e ardhshme do të jetë synimi i kategorive më të prekura, përdorimi i kujdesshëm i parasë publike sepse normat e interesit të bankave nuk janë më aq të ulëta që shtetet të gjejnë para të “freskëta”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Heidegger: Nuk ka gjëra atje ku mungon fjala, aty ku diçka mungon, aty ka vend zbrazëtia, humnera

    Lajmi i rradhës

    Shtrenjtohet nafta në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë