PDSH do të kandidojë me 13 kandidatë për kryetarë komune dhe 16 lista për këshilltarë komunash

    Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të kandidojë me 13 kandidatë për kryetar komune dhe 16 lista për këshilltarë komunal, njofton Nistori.

    Në Tetovë garës për kryetar komune do t’i paraprijë Sadi Bexheti, ndërsa në komunat tjera si vijon:

    1. Gostivar, Renata Elezi
    2. Tearcë, Daut Emini
    3. Bogovinë, Dashmir Arifi
    4. Bërvenicë, Miqail Rasimi
    5. Zhelinë, Medin Nazifi
    6. Saraj, Ilir Krosi
    7. Çair, Misin Gradinaj
    8. Studeniçan, Azem Sadiki
    9. Likovë, Hevzi Jashari
    10. Dibër, Petrit Klenja
    11. Strugë, Samir Murtezoski
    12. Vrapçisht, Irfan Lushi

    Kurse, me lista për këshilltar komunal PDSH do të kandidojë në këto komuna:

    1. Kumanovë,
    2. Likovë,
    3. Qyteti Shkupit,
    4. Çair,
    5. Studeniçan,
    6. Shuto Orizarë,
    7. Saraj,
    8. Zhelinë,
    9. Jegunovcë,
    10. Tearcë,
    11. Tetovë,
    12. Bogovinjë,
    13. Brvenicë,
    14. Vrapçisht,
    15. Gostivar,
    16. Strugë.

    Fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit fillon më 27 shtator, ndërsa përfundon më 15 tetor në mesnatë. Zgjedhjet lokale do të mbahen me respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Viti shkollor ka filluar, por jo edhe për nxënësit shqiptarë të Bërnjarcës dhe Idrizovës

    Lajmi i rradhës

    Kritika të ashpra mbi Ligjin e Lëndëve të Para

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë