Pekevski: Ndryshimet kushtetuese nuk janë pengesa e vetme për anëtarësim në BE, por edhe korrupsioni

    Anëtarësimi i vendit në BE deri në vitin 2030 nuk është i mundur, vlerëson analisti Sinisha Pekevski.

    Sipas tij, ndryshimet kushtetuese nuk janë pengesa e vetme, por vendi duhet të zgjidhë problemet me korrupsionin, besimin e ulët në gjyqësor dhe çështje të tjera.

    “Realisht Maqedonia nuk ka asnjë shans të bëhet anëtare e BE-së deri më 2030. Ato janë fjalë boshe të kryeministrit dhe të politikanëve që duan të japin shembull pozitiv. Maqedonia as nuk është e gatshme dhe as nuk do të jetë e gatshme për një periudhë të shpejtë të jetë pjesë e BE-së. Nëse e dimë se besimi në gjyqësor është zero, kur e dimë që ka korrupsion të jashtëzakonshëm, kur e dimë që bëhen skandale të ndryshme korruptive çdo ditë në Maqedoni, mendoj se vendi për momentin duhet të reformohet vetë me qëllim që të përgatitet për anëtarësim. Ndryshimet kushtetuese janë vetëm justifikim që BE-ja ta mbyllë formalisht këtë çështje dhe me futjen e bullgarëve në Kushtetutë edhe formalisht të fillojnë negociatat. Realisht ndryshimet kushtetuese në këtë moment s’janë të realizueshme dhe s’do të ndodhin. Besoj se opozita do të mbetet deri në fund në qëndrimin e saj dhe s’do ta ndryshojë vendimin e saj”, tha Sinisha Pekevski, analist.

    Lajmi Paraprak

    Në Kanada pa viza? Joly: Mund të gjenden zgjidhje të ndryshme, RMV është partner strategjik

    Lajmi i rradhës

    BE: Kosova dhe Serbia t’i krijojnë kushtet për vazhdimin e dialogut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë