Pëllumb Vela do të drejtojë Spitalin e Tetovës, Syrija Rashidi MEPSO-n – këto janë disa prej drejtorive të ASh-së

    Ish-nënkryetarja e Qytetit të Shkupit Bujare Abazi do të jetë drejtoresha e Postës së Maqedonisë, e cila do të vijë në vend të Vasko Stefanovit. Deputeti Syrija Rashidi, do ta zëvendësojë drejtorin e deritanishëm të MEPSO-s Orhan Murtezani.

    ASh do të udhehqë edhe me disa drejtori të tjera.

    • Bujar Bajrami – drejtor i Vardar Film
    • Arsim Hasani – drejtor i Fondit Pensional
    • Vullnet Selimi – drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup
    • Izair Memeti – drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale
    • Pëllumb Vela – drejtor i Spitalit të Tetovës
    • Halit Ferati – drejtor i Inspektoratit për Arsim
    • Isak Lazami – zëvendës-drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport

    Përveç tyre, nëpër media flitet edhe për disa emra tjerë, gjegjësisht:

    • Visar Miftari – drejtor i Klinikës së Neurologjisë Shkup
    • Halid Matoshi – drejtor i Klinikës së Onkologjisë në Shkup
    • Genc Selmani – drejtor i Klinikës së Dermatologjisë
    • Tair Tahiri – drejtor i Klinikës Kozle
    • Jeton Shaqiri – drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë
    • Bekim Tateshi – drejtor i Klinikës së Oftamologjisë

    Ndryshe, ASh në Qeveri përfaqësohet me dy ministra dhe dy zëvendësministra, gjegjësisht:

    • Krenar Lloga – ministër i Drejtësisë
    • Fatmir Mexhiti – ministër i Shëndetësisë
    • Tiron Jajaga: zëvendësministër i Mbrojtjes
    • Vjollca Berisha: zëvendësministre e Bujqësisë

    Kujtojmë se me marrëveshjen e koalicionit mes ASH-së dhe mandatarit LSDM, Qeveria u rikonstruua. Me këtë rast, partia Alternativa, e cila deri asokohe ishte në Qeveri, doli pasi që iu morën postet ministrore. Pos tyre, edhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit doli nga Qeveria. Hyrja e ASH-së në Qeveri, ka bërë që edhe disa poste të BDI-së dhe LSDM-së të lëshohen ose zëvendësohen.

    Dje, Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit ka dërguar letër të hapur për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në lidhje me emërimin përkatës dhe ligjor të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve nga ana e Qeverisë.

    “Në lidhje me emërimin e paralajmëruar të udhëheqësve dhe zëvendësudhëheqësve në disa institucione publike dhe ndërmarrje publike, pas marrëveshjes së re koaliconuese, Platforma e organizatave qytetare rikujton në angazhimet programore të Qeverisë së Maqedonisë së veriut për profesionalizim të administratës”, thuhet në letrën e hapur.

    Ata e rikujtojmë Qeverinë që gjatë emërimit të udhëheqësisë profesionale në sektorin publik, ka për detyrë të sigurojë procedurë konkurruese, nëpërmjet shpalljes publike.

    Lajmi Paraprak

    LSDM: Kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së janë simbol i paaftësisë

    Lajmi i rradhës

    DITA E MËSUESIT | Pavarësisht kushteve, mësuesit në fshatin Malinë i mbeten besnik profesionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë