Pendarovski i nënshkroi dekretet për pesë ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

    Presidenti Stevo Pendarovski sot kumtoi se i ka nënshkruar dekretet për shpalljen e pesë ligjeve për ndërtim të korrridoreve 8 dhe 10d. Siç tha në konferencë për shtyp, secila palë e interesuar ka të drejtë të parashtrojë nismë për vlerësim të kushtetutshmërisë së secilit prej këtyre ligjeve, përfshirë edhe atë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie të punës për të cilin reaguan një pjesë e sindikatave, një pjesë e shoqatave qytetare dhe disa parti politike, njofton AIM, përcjell Nistori.

          “Debati publik u keqpërdor në një shkallë të lartë polarizimi dhe e largoi fokusin nga çështjet reale. Në vend që të fokusohet diskutimi në përfitimet dhe rreziqet e mundshme lidhur me projektin, debati publik është kthyer në një debat për aspiratat tona euroatlantike.

          Lidhur me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, ju njoftoj se teksti i miratuar nuk përmban dispozitën e kontestuar të Gjykatës Kushtetuese, e cila parashikonte se orari i punës për çdo punonjës mund të jetë mesatarisht 60 orë në javë gjatë vitit. Në këtë drejtim, teksti i ri i ligjit nuk përmban formulimin e një jave pune 60 orëshe. Ditët e fundit kam bërë një sërë konsultimesh për kushtetutshmërinë e ligjit. Pas përmbledhjes së mendimeve të ndryshme, mora vendim që ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e këtij ligji dhe të katër ligjeve të tjera”, tha Pendarovski në një konferencë për media.

          Deputetët e Kuvendit me shumicës votash votuan më herët Ligjin për ndërtimin e korridoreve.

          Ndërtimi i korridoreve është parashikuar që të ndërtohet për 4 vjet e 7 muaj.

          Lajmi Paraprak

          Pandemia që lamë pas, por që s’duhet harruar

          Lajmi i rradhës

          Kasami: Kosova është e pavarur dhe e ka për detyrë ta shtrijë sovranitetin në të gjithë territorin e saj

          Lajme tjera

          Bashkohu

          Informohu në kohë