Pendarovski: Indeksi i UNDP-së na ballafaqon me realitetin

    Presidenti Stevo Pendarovski sot priti prezantimin e Raportit për Zhvillimin Njerëzor 2021/2022 të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me titull “Kohë të pasigurta, jetë të pasigurta, formësimi i së ardhmes sonë në një botë në ndryshim”.

    Duke iu referuar tendencave negative që mbizotërojnë si rezultat i një sërë ndikimesh të jashtme dhe faktorëve të brendshëm, presidenti Pendarovski theksoi se raporti i UNDP-së thekson pikat kritike në të cilat duhet të fokusohemi për të kompensuar vitet e humbura dhe për të arritur një nivel më të lartë të  zhvillimit, dmth që mund të jetë një udhëzues në këto kohë të pasigurta.

    “Për të arritur qëllimin: nivel më i lartë i zhvillimit njerëzor për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, nevojiten tri gjëra: e para, ballafaqimi me realitetin, së dyti, shqyrtimi i zgjidhjeve dhe së treti dhe më e rëndësishmja, vullneti politik për të bërë ndryshimet e nevojshme. Indeksi i UNDP-së na ballafaqon me realitetin. Dokumentet e strategjisë së zhvillimit na ofrojnë zgjidhje.

    “Negociatat e nisura për anëtarësim në Bashkimin Evropian nënkuptojnë një motiv shtesë për reforma thelbësore”, tha Pendarovski.

    Raporti u prezantua nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup ndërsa fjalim mbajti edhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, Armen Grigorjan.

    Lajmi Paraprak

    “Të pasurit të paguajnë” | Samiti i klimës, kompensime nga vendet më të fuqishme!

    Lajmi i rradhës

    ASh: MPJ të thërret ambasadorin rus dhe të dënojë provokimet e ambasadës ruse në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë