Pendarovski: Më 4 shkurt ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë për vendin

    Në hapësirat e Presidencës u mbajt seanca e 18-të e Këshillit të Sigurisë nën udhëheqjen e presidentit Stevo Pendarovski.

    “Në kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot (23.01.2023) u mbajt seanca e 18-të e Këshillit të Sigurisë, ku në rend të ditës ishte gjenda e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rajonin euroatlantike”, raportojnë nga Presidenca.

    Presidenti Pendarovski sqaroi që me ftesë të tij ishin të ftuar edhe drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës gjeneral-nënkoloneli.

    “Në fillim të seancës, ministri për punë të jashtme raportoi për vizitën e tij në Ukrainës dhe javët e para të kryesimit tonë në OSBE”, deklaroi Pendarovski.

    Ai sqaroi që Maqedonia e Veriut ka dërguar ambasador në Moskë, i cili mund të jetë edhe ndërmjetësues ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Në takim u diskutua edhe për Kosovën dhe pjesëmarrjen e ushtarëve të Maqedonisë së Vendit në kuadër të misionit KFOR.

    “Lajm i mirë është se atje situate është qetësuar, në rrjedha janë nismat diplomatike ku janë të përfshirë disa akterë relevant ndërkombëtar dhe është mirë që dy anët i janë kthyer dialogut”, vlerësoi Pendarovski.

    Pjesë e mbledhjes ishin edhe raportet me Bullgarinë, duke numëruar edhe ngjarjen në Ohër, duke e vlerësuar si “pjesë e vogël e krejt mozaikut”.

    “Sipas analizave të disponueshme dhe njoftimeve të organeve përkatëse, bëhet fjalë për aktivitetet të organizuar nga struktura në Bullgarinë fqinje, të cilat janë aktivizuar pas miratimit të kornizës negociuese evropiane në korrik të vitit të kaluar”, deklaroi Pendarovski.

    Ai paralajmëroi që këto struktura tashmë janë mobilizuar dhe pritet të vijnë në Shkup më 4 shkurt, duke vlerësuar që kjo “do të jetë ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë”, ndërsa institucionet nuk do të jenë vetëm vëzhgues.

    “Strukturat e njëjta janë mobilizuar, në logjistikë dhe financiarisht, për të mbështetur ardhjen e mobilizuar të shumë njerëzve në Shkup më 4 shkurt, kur do të shënohet ditëlindja e Goce Dellçevit”, deklaroi Pendarovski.

    Ai kërkoi nga Qeveria që t’i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut një eurodeputetit bullgar dhe disa personave, për shkak të veprimeve kundër Maqedonisë së Veriut në të kaluarën dhe tash.

    Lajmi Paraprak

    Mosndëshkimi forcon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut!

    Lajmi i rradhës

    Mollët shqiptare – më natyralet dhe më të pastrat në rajon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë