Pendarovski: me opozitën e tanishme apo nëse nesër do të jetë në pushtet, deri në vitin 2050 nuk do të jemi vend anëtar i BE-së

    Kandidati për president i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, Stevo Pendarovski në TV21 theksoi se me përbërjen e tanihsme të opozitës apo nëse nesër ajo do të jetë në pushtet, deri në vitin 2050 nuk do të jemi vend anëtar i Bashkimit Evropian. Sipas tij, ka edhe dobësi të tjera që janë detektuar, përcjell Nistori.

    “Në këtë moment duhet ta tejkalojmë vetëm këtë problem, me ndryshimet kushtetuese. Kot licitojmë me vite, nuk mundemi nëse nuk e tejkalojmë këtë. Me këtë opozitë dhe me opozitën e nesërme në pushtet, të cilën e mbështet kundërkandidatja, ne nuk mundemi deri në fund të shekullit të bëhemi anëtare e BE-së”, tha Penarovski.

    Pendarovski ka potencuar se kundërkandidatja Gordana Siljanovska Davkova nuk është kompetente në fushën politike.

    “Është kompetente në fushën që e ligjëroi në Fakultetin Juridik. Do të ishte kompetente në gjykatëse, gjykatëse kushtetuese. Më e afërt është me të, megjithatë për fat të keq nuk është kompetente për fushën politike”, tha Pendarovski.

    Pendarovski – Siljanovskës: Unë jetoj në apartament prej 62 metra katror, kurse ju pakontrollueshëm e keni rritur pronën

    Pendarovski ka folur edhe për pasurinë e patundshme.

    “Unë kam vetëm një apartament prej 62 metra katror, kurse ju keni rritje të pronës në mënyrë të pakontrollueshme”, tha Pendarovski.

    Reagon Siljanovska Davkovka.

    “Të ju vijë turp. Familja Davkova jeton në këtë shtëpi që nga viti ’64”. /Nistori/

        Lajmi Paraprak

        Borxhi publik në Maqedoninë e Veriut është 58.6 përqind e PBB-së

        Lajmi i rradhës

        Hoxha: VMRO me fjalor nacionalist duke sulmuar BDI-në po tenton të tërheq votat drejt VLEN-it

        Lajme tjera

        Bashkohu

        Informohu në kohë