Pendarovski: nuk duhet të përsëritet keqpërdorimi i flamurit europian për ligjin e lojërave të fatit

    Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski nga Tetova porositi se Bashkimi Europian thotë seriozisht e vë në dukje keqprëdorimin e mundësisë me flamurin evropian dhe ligjet të sille me procedurë të shkurtë, siç ishte bërë në fushën e lojërave të fatit. Njëherit, ai iu përgjigj akuzave të BDI-së se “mosnënshkrimi i ligjit është rrëfim për fëmijë të vegjël” dhe porositi se nuk guxon të përsëritet mënyra e nejjtë e sjelljes së ligjeve, raporton Nistori.

    Presidenti Pendarovski deklaroi sot se mos dekretimi i Ligjit për lojërat e fatit është për shkak se nuk mund të kalojë me flamur europian, sipas tij nevojitet që Kuvendi ta kalojë me procedurë të rregullt.

    “Pas vendimit tim të djeshëm ligji nuk mund të kalojë me flamur evropian, duhet të shkojë me procedurë të rregullt. Çfarë do të ndodhë, siç e thotë Kushtetuta, nëse sot e kalojnë me 61 vota, sot do ta nënshkruaj”, tha Pendarovski duke shtuar se para një muaj Komisioni Evropian me shkrim i ka dërguar vërejtje Qeverisë se flamuri evropian po keqpërdoret në Kuvend.

    I pari i shtetit tha se nuk e konteston të njëjtin ligj, mirëpo vlerëson se mënyra e sjelljes së ligjit është joadekuate, pasi kur të përdoret flamuri europian, duhet të ketë direktivë precize që kur është sjellë, dhe në këtë rast e njëjta mungon. Pendarovski thotë se për këtë çështje e ka vizituar euroambasadori David Geer. /Nistori/

        Lajmi Paraprak

        Në cilin vend shkon treni më i ngadalshëm në Europë dhe me çfarë shpejtësie?

        Lajmi i rradhës

        Në Rumani çdo orë shpyllëzohen 4 hektarë

        Lajme tjera

        Bashkohu

        Informohu në kohë